Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Slavoj Žižek: Për të kuptuar se ç’po ndodh me Ukrainën….

Mendimtari me famë zbërthen një deklaratë të Putinit

by te Sheshi
23/06/2022
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Slavoj Žižek: Për të kuptuar se ç’po ndodh me Ukrainën….

Slavoj Žižek, një filozof slloven me famë botërore dhe një komentues popullor i fenomeneve politike dhe kulturore, botoi një shkrim në The Guardian në të cilën ai shprehte mendimin e tij për marrjen e anëve në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Më poshtë po paraqesim pjesët më interesante të shkrimit të Zižek-ut:

Ëndrra për një fitore të shpejtë të Ukrainës ka përfunduar. Në atë që gjithnjë e më shumë duket si një ngërç afatgjatë, Rusia po bën përparim të ngadalshëm dhe qëllimi i saj përfundimtar është i qartë.

Për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht në Rusi, duhet lexuar me kujdes një tjetër deklaratë e Putinit. Ai është si vijon: “Për të qenë në gjendje të marrim një lloj lidershipi – dhe nuk po flas domosdoshmërisht për udhëheqje globale, por lidership në çdo fushë – çdo shtet, çdo komb, çdo grup etnik duhet të sigurojë sovranitetin e tij. Sepse nuk ka asgjë në mes, nuk ka shtete indirekte: ose shteti është sovran, ose është koloni, pavarësisht se si quhen kolonitë”.

Implikimi i këtyre frazave të Putinit, siç tha një komentues, është i qartë. Ka dy kategori shtetesh: ato sovrane dhe vartëse, d.m.th. ato të fituara. Sipas mendimit perandorak të Putinit, Ukraina duhet të bjerë në kategorinë e fundit.

Dhe, siç është fare e qartë nga deklaratat zyrtare ruse në muajt e fundit, Bosnja, Kosova, Finlanda, shtetet baltike… dhe përfundimisht vetë Evropa duhet të “bien në kategorinë e fundit”.

Ata që mbrojnë një reduktim të mbështetjes për Ukrainën dhe presion më të madh ndaj saj për të rënë dakord për kompromise të dhimbshme, duan të përsërisin se Ukraina thjesht nuk mund ta fitojë luftën kundër Rusisë. Kjo mund të jetë e vërtetë, por këtu shoh përmasat e rezistencës ukrainase. Ata rrezikuan të pamundurën, duke sfiduar llogaritjet e ftohta pragmatike. Më e pakta që u detyrohemi atyre është mbështetja e plotë, dhe për ta bërë këtë ne kemi nevojë për një NATO më të fortë, por jo NATO si një krah i zgjeruar i politikës amerikane.

Strategjia amerikane për të kundërshtuar Rusinë dhe Kinën përmes Evropës ka rezultuar në shndërrimin e Kontinentit të Vjetër në një vend të luftës “proxy” midis SHBA dhe Rusisë, e cila tani mund të përfundojë në një kompromis mes të dyjave në kurriz të Evropës. Për Evropën, ka vetëm dy mënyra për të dalë nga ky pozicion: të luash një lojë neutraliteti – që është një rrugë e shkurtër drejt katastrofës – ose të bëhesh një lojtar i pavarur.

Objektivi i vërtetë i luftës është thyerja e unitetit evropian. Të njëjtin shpërbërje të Evropës e mbrojnë jo vetëm konservatorët amerikanë dhe Rusia, por edhe e djathta dhe e majta ekstreme evropiane. Për momentin, në Francë, Melenchon dhe Le Pen janë në të njëjtën anë.

Ideja më e çmendur që qarkullon këto ditë është se Evropa dhe Rusia, për t’iu kundërvënë polaritetit të ri mes SHBA-së dhe Kinës, duhet të bashkojnë sërish forcat dhe të formojnë një bllok të tretë “euroazian” të bazuar në një trashëgimi të krishterë të pastruar nga teprica liberale. Por vetë ideja e një rruge të tretë “euroaziane” është një formë e fashizmit modern.

Pra, çfarë do të ndodhë nëse votuesit në Evropë dhe Amerikë, të përballur me kostot në rritje të energjisë dhe inflacionin më të gjerë të nxitur nga sanksionet kundër Rusisë, humbasin oreksin e tyre për një luftë të pafund? Përgjigja është e qartë: në atë moment, trashëgimia e Evropës do të humbasë dhe Evropa do të ndahet de fakto midis sferave të ndikimit amerikan dhe rus. Me pak fjalë, vetë Evropa do të bëhet një vend lufte që nuk do të përfundojë kurrë. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Starton Haxhi në Mekë, sa milion aty?

Starton Haxhi në Mekë, sa milion aty?

Epilogu i tmerrshëm i tërmetit në Afganistan

Epilogu i tmerrshëm i tërmetit në Afganistan

Nga kush dhe pse është qëlluar njeriu bërthamor i Putinit?

Nga kush dhe pse është qëlluar njeriu bërthamor i Putinit?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni