Komisioni Europian vendosi të enjten se duhet sanksione të reja evropiane kundër Moskës. Kjo masë vjen një ditë pasi u provua autorësia ruse e sulmit nervor mbi ish-spiunin e dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij, ngjarja e ndodhur në Britaninë e Madhe.
Por motiv kryesor për bllokun europian ishte mbështetja e Kremlinit për rebelët në Ukrainë. Ndërkohë, dy prej tyre, Austria dhe Italia, nuk janë të prirur për masat e reja, pasi janë për lidhje më të mira biznesi me Moskën.
Nga ana tjetër, pala ruse sërish i mohon akuzat.
“Për ne janë të papranueshme”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, sa i përket rastit “Skripal”.
Bashkimi Evropian i ka shtrirë sanksionet e veta në Rusi në korrik edhe për gjashtë muaj për shkak të veprimeve të saj në territorin e Ukrainës. /tesheshi.com/