Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Skandali “Katania”: dridhen edhe Bari, Karpi e Breshia

by te Sheshi
27/06/2015
in Sport, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Skandali “Katania”: dridhen edhe Bari, Karpi e Breshia

Skandali i shitblerjeve të ndeshjes që është lidhur së fundmi me klubin e Katanias rrezikon të zgjerohet.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kjo valë trukimesh mund të përfshijë edhe skuadrat e Karpit, Breshias, Barit, por edhe Çitadelës.

Në shënjestrën e investiguesve ka përfunduar mbi të gjitha barazimi 0-0 mes Karpit dhe Katanias, duke qenë se kjo sfidë ishte eliminuar nga kompanitë e basteve, pasi këto të fundit kishin vënë re një lëvizje anormale të shumave të mëdha që ishin vendosur mbi këtë rezultat. Në përgjimet që vazhdojnë të investojnë prokurorët dhe policia spikat gjithashtu edhe një komunikim i Kristiano Xhuntolit, ishdrejtori sportiv i emilianëve, i sapoemëruar në krye të Napolit.

Premisat e këtij investigimi, që dërgoi në pranga 7 persona, mes të cilëve edhe presidentin e Katanias, Antonino Pulvirenti, mund të rezervojnë të tjera surpriza. Ai që ka nisur të dridhet është edhe klubi i Karpit, i cili sapo ka siguruar ngjitjen historike në Serinë A. Ai që fut në telashe klubin emilian është një përgjim në të cilin drejtori sportiv i Katanias, Daniele Deli Karri, i kujton homologut të tij të Karpit, Kristiano Xhuntoli, se “i detyrohet një nder”.

Dhe si me magji, takimi i vlefshëm për javën e fundit të Serisë B përfundon 0-0 duke i dhuruar Katanias mbijetesën matematikore në këtë kategori. Me sa duket, bëhet fjalë për një barazim të paracaktuar, që nëse konfirmohet me fakte ta pakthyeshme, atëherë mund t’i sjellë disa pikë penalizim Karpit në aventurën që pritet të nisë në Serinë A. Por edhe pse ky i klubit emilian është rasti më i bujshëm, ky skandal nuk pritet që të përfundojë me kaq. Ajo që rrezikon jo pak është edhe Breshia, një prej skuadrave që mund të “ripeshkohet” dhe të ringrihej sërish në Serinë B, në rast të një dënimi të Katanias, me zbritjen në një kategori më poshtë.

Në një tjetër përgjim, mësohet tentativa e organizimit të një rezultati të saktë në shifrat 2-2 mes “dallëndysheve” dhe sicilianëve, i cili kuotohej me koeficient 19. Por ky trukim dështon pas tërheqjes së presidentit të Katanias, Pulvirenti, ndonëse nëse prokuroria arrin të konfirmojë pjesëmarrjen në këtë mekanizëm të dy prej futbollistëve të Breshias, emrat e të cilëve mbahen të fshehur, atëherë bardheblutë mund ta harrojnë mundësinë e ripeshkimit për t’u ngjitur automatikisht në Serinë B.

Dhe duke mbetur gjithmonë në materialet dhe dosjet që zgjerohen mbi figurën e trukimeve që kishte marrë përsipër Deli Karri, edhe klubi i Barit duhet të nisë të shqetësohet pas përgjimit të radhës: “Ne bëjmë pallate në një mënyrë, ata në një tjetër”. Sipas hetuesve, ky mesazh mund të përkthehet kështu: Katania i blen ndeshjet, ndërsa Bari i shet.

Dhe, në fund, nuk mungon as Çitadela, një tjetër ekip i rënë në Lega Pro (kategoria e tretë). Sytë e prokurorisë kanë rënë mbi një Katania- Çitadela 2-3, takim i muajit maj, me dyshimin se ka qenë Deli Karri, ai që ka kombinuar fitoren e Çitadelës, për të favorizuar bastet dhe shumat e mëdha që u fituam, duke marrë parasysh koeficientin e madh të këtij rezultati. Hetimet vazhdojnë… /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Kupa Amerika: Nuk ka “superklasiko”, Paraguaji eleminon Brazilin

Kupa Amerika: Nuk ka “superklasiko”, Paraguaji eleminon Brazilin

‘LEXO!’/ Nga Agim BAÇI: Hija e …letërsisë

‘LEXO!’/ Nga Agim BAÇI: Hija e …letërsisë

Një kishë, një xhami, dhe, në fund, një muze: historia thuajse 1500-vjeçare e Shën Sofisë

Një kishë, një xhami, dhe, në fund, një muze: historia thuajse 1500-vjeçare e Shën Sofisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni