Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Skandali: Deutsche Bank mes institucioneve perëndimore që “pastruan” miliarda dollarë-cash përmes Letonisë

by te Sheshi
22/03/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Skandali: Deutsche Bank mes institucioneve perëndimore që “pastruan” miliarda dollarë-cash përmes Letonisë

Deutsche Bank është një nga dhjetëra institucionet perëndimore që procesuan të paktën 20 miliardë dollarë – e madje më shumë – para me “origjinë kriminale” nga Rusia.  Në një artikull të “The Guardian” banka gjermane që i dha hua 300 milionë dollarë Donald Trumpit ka luajtur një rol dominues në skandalin e pastrimit të parave që drejtohej nga kriminelë rusë me lidhje të forta me Kremlinin.

Skema, e mbiquajtur “Lavanderimati Global” ka operuar nga viti 2010 deri në vitin 2014.

Agjencitë e zbatimit të ligjit janë duke hetuar sesi një grup rusësh me lidhje të forta politike ishin në gjendje të përdornin kompani të regjistruara në Britaninë e Madhe për të pastruar miliarda dollarë në cash. Kompanitë kishin krijuar një huadhënie fiktive ndaj njëra-tjetrës, të nënshkruara edhe nga biznese ruse.

Kompanitë më pas falimentonin për shkak të këtyre “borxheve”. Gjykatësit në Moldavi, më pas, jepnin vendime që përforconin pozicionin kundër këtyre firmave. Kjo lejonte që llogari në bankat ruse të transferonin shuma gjigande drejt Moldavisë, në mënyrë të ligjshme. Nga atje, paratë shkonin në llogari në Letoni përmes Bankës “Trasta Komercbanka”.

Deutsche, huadhënësja më e madhe në Gjermani vepronte si një “bankë korresponduese” për Trasta deri në vitin 2015. Kjo do të thotë se Deutsche jepte shërbime të në dollarë ndaj klientëve rusë të Trasta, që nuk ishin banues në Letoni. Ky shërbim përdorej për të zhvendosur para nga Letonia drejt bankave në të gjithë botën.

Gjatë kësaj periudhe shumë banka të Wall Street u tërhoqën nga Letonia për shkak të shqetësimeve se vendi i vogël balltik ishte shndërruar në qendër të pastrimit ndërkombëtar të parave, sidomos nga fqinja e saj Rusia.

Nga viti 2014, vetëm dy huadhënës perëndimorë patën vullnetin për të pranuar transferta ndërkombëtare në dollarë nga bankat letoneze. Ato ishin bankat gjermane, Deutsche dhe Commerzbank. Deutsche u tërhoq më pas nga shërbimet korrespondente me bankën Trasta në shtator 2015.

Gjashtë muaj më vonë, rregullatorët letonezë mbyllën bankën. Ata dhanë si arsye shkeljet e përsëritura dhe thanë se banka kishte dështuar të menaxhonte rriskun për pastrimin e parave.

Zëvendësministrja e Financave të Letonisë, Maija Treija, tha se paratë e dërguara përmes Trasta-s ishin “ose të vjedhura ose me origjinë kriminale”.

Banka në fjalë ishte përdorur si mjet për të nxjerrë paratë jashtë ish-Bashkimit Sovjetik drejt e “në sistemin financiar të Bashkimit Europian”, shton ajo.

Deutsche tha se kishte forcuar në mënyrë domethënëse sistemet dhe kontrollet e veta. Banka shtoi se deri në fund të këtij viti do të ketë punësuar më shumë se 1 mijë persona staf të ri për të përmbushur rregullat e njësisë kundër krimit financiar.

Commerzbank tha se nuk mund të komentonte marrëdhëniet e saj me banka të tjera. Sipas saj, transaksionet e dyshimta u vërejtën gjatë monitorimit rutinë dhe u raportuan tek autoritetet.

Duket se Deutche Bank i dha fund marrëdhënieve të saj me Trasta-n shpejt pasi rregullatori i Letonisë lëshoi një paralajmërim. Në gusht 2015, komisioni i tregjeve financiare dhe kapitale ndaloi të gjitha transaksionet sipër 100 mijë dollarë.

Deutsche reduktoi marrëdhëniet me bankën tjetër kyçe të skemës Lavanderimati – Moldindconbank të Moldavisë, në vitin 2012.

Lidhjet me Rusinë janë një çështje e një ndjeshmërie akute për Deutsche. Në shkurt, doli se Deutsche, në mënyrë sekrete, kishte rishikuar disa hua për presidentin Trump nga divizioni i pasurive private për të parë nëse kishte lidhje me Rusinë. Trump i ka borxh bankës gjermane, Deutsche rreth 300 milionë dollarë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
8 ushqimet më të mira për rritjen dhe forcimin e kockave

8 ushqimet më të mira për rritjen dhe forcimin e kockave

Lista Serbe konfirmon: zgjedhjet presidenciale serbe edhe në Kosovë

Lista Serbe konfirmon: zgjedhjet presidenciale serbe edhe në Kosovë

Ndalimi i pajisjeve elektronike në fluturimet nga vendet e Lindjes së Mesme: hije dyshimi, dhe reagimi i ambasadorit turk në SHBA

Ndalimi i pajisjeve elektronike në fluturimet nga vendet e Lindjes së Mesme: hije dyshimi, dhe reagimi i ambasadorit turk në SHBA

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni