Raportet e mediave shqiptare flasin se i mituri shqiptar Alvin Berisha, i cili ndodhej në kampin A-Hol në Siri, është larguar nga atje dhe ndodhet në një vend të sigurt.
Sipas Report.tv, operacioni ende nuk ka mbaruar por shumë shpejt Alvin mund të ribashkohet me babanë e tij që ndodhet në Itali. Operacioni i shpëtimit thuhet të jetë realizuar në bashkëpunim me “Gjysmëhënën siriane”, Kryqin e Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane e shqiptare.
Rasti i Alvinit fillimisht u shpalos nga një emision investigativ italian, ku u mësua se i mituri ishte ndarë nga babai i tij në vitin 2014, pasi bashkë me nënën kishin ikur në Siri. /tesheshi.com/