Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SIKURI/ Për kritikë dhe akuzatorë: a do mund të menaxhohej ndryshe post-tërmeti?

by te Sheshi
15/12/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
SIKURI/ Për kritikë dhe akuzatorë: a do mund të menaxhohej ndryshe post-tërmeti?

Gjykimet mbi post-tërmetin, mbi atë se si u shfaq shteti, ishin po ato të para tërmetit, si nga politika e si nga media, sipas pozicioneve tashmë të njohura në raport me pushtetin. Nga opozita, tashmë po i mëshohet tezës së një “shteti prej kartoni”, që është pra ai i Edi Ramës.

Nga ana tjetër, pushteti, qeveria në këtë rast, po përpiqet të përcjellë idenë se ajo ka bërë heroiken në një situatë të pazakontë.

Në fakt, në një gjykim të ftohë, duhet marrë parasysh fakti se Shqipëria ishte ç’familjarizuar me tërmetet me pasoja njerëzore ç’prej 40 vitesh, pra që nga koha e komunizmit. Kjo ka luajtur rolin e vet edhe në ato shkelje që mendohet se kanë ndodhur, ku në banesa të shpallura si të paduhura për t’u banuar, nga tërmeti i shtatorit, është lënë të banohet.

Shkelja konsiderohet e rëndë vetëm tashmë që janë shkaktuar me dhjetra humbje njerëzore, por te ne, në mentalitetin tonë, ka qenë e pamundur të qe ndryshe. Sepse, familjarizimi me tërmetet shkonte maksimumi deri te një çarje murresh. Pra, gjithçka vlen të gjykohet psikologjikisht e jo me rregullat e ftohta të shtetit. Ne fort mirë e dimë se nuk mund të ndodhte e kundërta. Por kjo nuk e përligj qeverinë. Një qeverisje që ka startuar me kontrollin e kutisë së ndihmës së shpejtë në automjete, pa qenë kjo emergjenca e shtetformimit apo e ligjzbatimit shqiptar, duhet të japë llogari një më një për rregullat që vetë i ka shkelur, gjersa tenton ta bëjë këtë rigorozisht me qytetarin.

Por çështja shtrohet, në adresë të kritikëve dhe akuzatorëve, nga media apo politika: a do mund të ishte ndryshe nga ky reagim që po shohim që pas mëngjesit fatal të 26 nëntorit? Askush nuk merr guximin të thotë që po, se po të mos ishte kjo qeveri që është, reagimi do qe ndryshe.

Nuk dihet po ashtu se ç’përgjigje do kishte nga opozita nëse do pyetej se si do e menaxhonte ajo këtë situatë nëse do i ndodhte? Ajo është e lirë që të japë vetë një version hipotetik se si ajo do mund të ishte në lartësinë e duhur. Por nuk e bën. Siç dhe për raste të tjera akuzash, ku asnjëherë nuk ofron – jo propozime pa të drejtë vendimmmarje – por modelet e saj në raste të ngjashme, si provë që ajo do ishte shumë më e aftë se qeveria.

Ndërkohë, çdokush mund të imagjinojë një PD në pushtet në këtë situatë të pazakontë. Ja ku është Lulzim Basha, ja ku është dhe Berisha. Nuk kanë asgjë “ende të pazbuluar” në (pa)aftësi shtetformuese, në (jo)kreativitet qeverisë në (pa)zhdërvjelltësi zgjidhjesh. Çdokush sot e ka të lehtë t’i gjejë me qindra defekte shtetit të Edi Ramës, siç dhe i ka, por ftohtësisht, mundet që së paku për këtë situatë të pazakontë, ai të ketë qenë më i duhuri se çdo kryeqeveritar tjetër. Ndoshta, deri sa nuk ka pasur, apo nuk do ketë (dhe kurrë mos pastë!), raste të tjera që do shërbejnë si referenca krahasuese. Edhe ata që i bezdis, apo që e gjykojnë si të urryer protagonizmin e Ramës, duhet ta pranojnë se nuk ka shans të ndodhte ndryshe. Do e kishte këtë protagonizëm – e kjo është mëse e natyrshme – çdo kryeqeveritar tjetër, sigurisht nëse do kishin energjinë fizike të Ramës. Padyshim dhe Basha apo Berisha. Eshtë thjesht e natyrshme. Eshtë e natyrshme dhe për faktin se ky lloj protagonizmi, është kamuflues i mungesës së efikasitetit të shtetit në organizimin. Madje edhe sakrifica e grave të qeverisë – siç Rama veçon fjetjen në makinë të ministres Balluku, apo atë të ministres Xhaçka që ka “braktisur” fëmijën dy-muajsh në gji – janë tregues se shteti u kap gafil.

Por pyetja që shtrohet është: a do mund të ishte ndryshe? A do mund të ishte më mirë? Nëse do gjykohet ftohtësisht, vështirë të thuash se po. Basha e Berisha aty janë dhe është e vështirë të të nxisin një “Po” në përgjigje. Ishte dhe është, një situatë që kërkon dhe shumë fantazi, e dihet kriza e fantazisë te lidershipi demokrat është e përmasave monumentale.

Në tre javë tur opozitar në zonat tërmetore, nuk ka mundur të prodhojë atë që në fakt ka qenë lehtësisht e paralexueshme, veç një vetëpërmbatjeje etike politike ditët e para, duke iu shmangur fjalorit klasik, apo të rëndomtë opozitar. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Dardan Molliqaj në vend të Shpend Ahmetit të dorëhequr, premton “luftë” me Albin Kurtin: është totalitarist!

Dardan Molliqaj në vend të Shpend Ahmetit të dorëhequr, premton "luftë" me Albin Kurtin: është totalitarist!

Basha, përfundimisht me epitet për post-tërmetin: shtet prej kartoni!

Basha, përfundimisht me epitet për post-tërmetin: shtet prej kartoni!

Përplasje me armë në doganën malazeze, plumbat e kosovarit shuajnë policin

Përplasje me armë në doganën malazeze, plumbat e kosovarit shuajnë policin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni