Në parlament u shënua një incident pas rikthimit të opozitës, kur një deputet i saj, jo nga ata më protagonistët në aksionet politike edhe verbale, Endri Hasa, tentoi që të qëllojë me vezë kryeministrin Rama.
Ndodhi kjo teksa ky i fundit nisi të fliste në foltore. Gjithçka dukej e qetë, edhe pse pas një fjale të ashpër të kryedemokratit Basha, kur Hasa u ngrit nga vendi dhe u sul drejt foltores, duke u penguar që ta realizojë objektivin nga trupat e sigurisë së Kuvendit. Siç raortohet, ai ka dashr ta bëjë aktin e tij në emër të studentëve.
Kjo ngjan pak a shumë me gjestin e Vojo Kushit, i cili u sulm mbi tankun armik më bombë në dorë, nën thirrjen “në emër të popullit”. /tesheshi.com/