Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si u shndërrua Ministria e Informacionit, nga “grupi” i Musait në “armatën” misterioze të Fugës…

by te Sheshi
03/09/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Si u shndërrua Ministria e Informacionit, nga “grupi” i Musait në “armatën” misterioze të Fugës…

Në 25 vite të historisë së qeverisjeve shqiptare ka pasur shumë emërtime dhe strukturime të tyre. Dikastere që bashkohen dhe që ndahen, superministri dhe institucione të ndara fije fije, por ato përgjithësisht kanë qenë thuajse në një skemë të përafërt: pra Financë, Ekonomi, Shëndetësi, Energji apo Industri, Transport apo Infrastrukturë etj.

I vetmi dikaster që u ngrit vetëm njëherë dhe që jetoi vetëm një vit ishte ministria që drejtoi për herë të parë në jetë si anëtar qeverie: Musa Ulqini.

Bëhet fjalë për Ministrinë e Informacionit. Një dikaster që u ngrit sipas modelit grek nga kryeministri Pandeli Majko në vitin 1998-1999.

Greqia dhe Serbia kanë një ministër të Informacionit (sa për kuriozitet i pari që e inaguroi këtë dikaster në Beograd ishte Aleksandër Vuçiç, që ishte ministri i Sllobodan Millosheviçit) që është një institucion shumë i fuqishëm jo vetëm për marrëdhëniet me mediat, por për të krijuar një realacion permanent të aksesit qeveritar në publik.

Për shembull, Ministria greke e Informacionit merret me të gjitha detajet që gazetarët të kenë lehtësi për të marrë informacionin nga agjencitë e qeverisë. Ky dikaster në Athinë nuk bën vetëm dhënien e informacionit, d.mth propagandën, por krijon të gjitha premisat për një transparencë të shtuar.

Por në kohën kur flasim në Shqipëri, Ministria e Informacionit, ishte një lloj dikasteri pa portofol dhe si zyra kishte vetem katin e dytë të ish-ministrisë së Financave, gjithsej 7.

“Shefi i kabinetit” të ministrit ishte shoferi i Musait, i cili si hokatar që ishte bënte shaka me punonjësit duke shkëmbyer batuta, dhe në këtë mënyrë merrte vesh çfarë bëhej në ministri.

Fuqia e Ministrisë ishte grupi i gazetarëve që hartonte njoftimet për shtyp të qeverisë. Të gjithë ishin reporterë dhe punonin me zell për të dhënë sa më shumë informacion.

Plus, që një pjesë e tyre, punonin pasdite në gazeta e televizione. Florion Serjani, zëdhënësi “legjendar” i Ministrisë së Brendshme dhe gazetar i njohur i medias shqiptare ka qenë një nga shefat e parë të Ministrisë së Informacionit.

Përveç zyrës qendrore të përgatitjes së informacioneve, ishte edhe zyra e përkthimit dhe ajo e marrëdhënieve me dikasteret, të cilët gjithashtu punonin për të informuar qeverinë me materiale të përgatitura nga mediat botërore dhe të vendit.

Të hyje në Ministrinë e Informacionit nuk kishte pengesë për asnjë gazetar, në çdo zyrë shkoje pa teklif.

E gjitha vinte edhe nga natyra e kreut të institucionit, Musa Ulqinit, i cili edhe pse ka 25 vjet në politikë dhe është një nga politikanët e “regjur” tashmë, ka marrëdhënie të mira jo vetëm me të gjithë gazetarët, por me të gjithë krahët e politikës. Shkurt, Ulqini nuk hap konflikte dhe të tilla nuk merr mbrapsht.

Nga ana logjistike, “ministria e Musait” siç e quante me shpoti Fatos Nano për të thumbuar Pandeli Majkon, kishte vetëm dy makina dhe disa kasetofona me dy altoparlantë që me ndërhyrjen e Frrok Çupit i kishte dhuruar agjencia shtetërore e lajmeve ANA.

Kasetofonët u shërbenin gazetarëve për të zbardhur fjalimet e kryeministrit dhe ministrave, por ato u prishën me as 3 muaj punë sepse ishin cilësi e dobët.

Por, duke qenë traditë e re të gjithë besonin se Ministria e Informacionit do të kthehej në një institucion real në vend.

Por në gjysmën e dytë të vitit 1999, përkatësisht në fund të tij, kur Ilir Meta erdhi si Kryeministër, gjënë e parë që bëri ishte mos ripërtëritja e Ministrisë së Informacionit. Thjesht e zhduku si realitet. Dhe që prej asaj dite nuk u ngrit kurrë.

Në kryeministri u ngrit një Departament i madh Informacioni që u drejtua nga Thoma Gëllci, i cili mori atributet e një Drejtorie Propagande. Në kohën e Nanos e drejtoi Ylli Dylgjeri, në kohën e Berishës: Neritan Sejamini, por më pas Berisha ia jep ministres Majlinda Bregu, që përveç Integrimit merr atributet e zëdhënëses së qeverisë.

Në kohën e Edi Ramës, funksionon krejt ndryshe dhe quhet Drejtoria e Komunikimit. Është natyrisht departamenti më i “tmerrshëm” në kryeministri. Është më i “padukshmi”, por që bën gjithçka. Ky department drejtohet nga Endri Fuga, që edhe Rama thotë që zbaton urdhërat e tij. Realisht asnjë nuk di sesa është “ushtria” e Fugës. Opozita thotë që ka njerëz në bodrume që punojnë për të shkruar komente në portalet apo rrjetet sociale të djathta. Të tjerë thonë se ka hakera, strategjistë, magjistarë e çensore.

Ndoshta, por në zyrën e Endrit, edhe në selinë e Ramës, hyjnë shumë pak gazetarë, fare pak. Ka gjasa vetëm ata të tre që ishin në tryezën e Kryeministrit në Llogara… /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Jurgen Klopp: Philippe Coutinho është gati të luajë, mos besoni gjithçka që thuhet për të…

Jurgen Klopp: Philippe Coutinho është gati të luajë, mos besoni gjithçka që thuhet për të…

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, ish-bashkëshorti që u kthye në vrasës: ja si qëndroi para gjykatës (foto)

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, ish-bashkëshorti që u kthye në vrasës: ja si qëndroi para gjykatës (foto)

Ministria e Drejtësisë rrëzon Presidentin: asnjë provë që Obama ka përgjuar Trump Tower

Ministria e Drejtësisë rrëzon Presidentin: asnjë provë që Obama ka përgjuar Trump Tower

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni