Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si u përhap vitet e fundit “perandoria” e fli-së dhe e gatimeve familjare tek shqiptarët e Maqedonisë

by te Sheshi
08/06/2015
in Shkencë & Jetë, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Si u përhap vitet e fundit “perandoria” e fli-së dhe e gatimeve familjare tek shqiptarët e Maqedonisë

Nga Bekim Laci

Nexhmedin Elezi dhe Nijazi Nuhiu janë vetëm dy nga gjithsej 21.529 qytetarë të Shkupit të cilët në bazë të të dhënave të Agjencisë së Punësimit zyrtarisht llogariten të papunë, edhe pse shifrat thuhet të jenë më të mëdha;  por ajo që i dallon këta dy është se në momentet më të vështira financiare, në të cilat shumë njerëz dëshpërohen dhe dorëzohen, ata kanë shtrënguar dhëmbët duke i bërë hallin vetes, dhe si burim ekzistencial sot kanë gatimet shtëpiake si: fli-ja dhe gjellërat tradicionale të cilat porositen kryesisht për ahengje familjare.

Për Nexhmedinin, emri i të cilit në entin për punësim figuron që nga viti 1995, gjithçka ka filluar rastësisht në vitin 2003, kur një kushëri i tij që ka patur një “Fast Food” ka porositur fli sa për ta begatuar menynë e restorantit.

Foto-0178

“Dhe më pas kërkesat sa vinin e shtoheshin”, rrëfehet Nexhmedini. Më vonë siç thotë, fli i ka porositur një restorant dasmash, ndërsa kur është përhapur lajmi, porositë kanë ardhur edhe nga njerëz familiarë për çka është nevojitur angazhim më i madh njerëzor:

“Për momentin jemi të angazhuar unë, bashkëshortja, motra, dy kunatat dhe kemi një punëtore, sepse është sezoni i dasmave kur kemi shumë porosi, dhe sidomos në muajin e Ramazanit që është afër”,  tregon Nexhmedini sipas të cilit Ramazanin e kaluar kanë patur 170 kërkesa.

Ai zbulon një të dhënë interesante se së fundmi edhe partitë politike kanë filluar të bëjnë porosi për fli gjatë fushatave zgjedhore apo promovimeve të ndryshme që bëjnë, por akoma më interesant është fakti se malli që kanë mërgimtarët tanë, ka bërë që flija e përgatitur në Shkup, të udhëtojë me aeroplan në 15 destinacione të ndryshme, më së largu në Australi dhe Majami.

Flija

Nexhmedini thotë se çmimi nuk është i shtrenjtë (20 euro nëse e njëjta gatuhet me margarinë ose 24 euro nëse përdoret t`lyn), nëse ke parasysh kohën që merr përgatitja e një flije, diku rreth 2 orë e gjysëm, dhe temperaturat e larta në të cilat ekspozohen gjatë stinës së verës: “Temperatura në total shkon në 150 gradë për çka nevoitet konsumim i madh i ujit. Sa për ilustrim, ka ndodhur që për 24 orë, të humbë tre kilogram në peshë”, thotë Nexhmedini, i cili tregon se shumë njërëz kanë provuar këtë biznes, por e kanë braktisur për arsyet e lartpërmendura.

Gjellërat 

Nijazi Nuhiu, tregimin e tij e kthen në vitin 2005, atëherë kur siç thotë, si një i apasionuar pas gatimeve kishte përgatitur një gjellë për ahengun e një fqiu të tij, të cilit i kishte lindur djalë:

Foto-0177

“Komentet ishin shumë pozitive. Njerëzve u kishte pëlqyer jashtëzakonisht gatimi im, dhe kjo më dha guximin të provoj fatin. Isha i papunë dhe bleva paisjet të cilat i vendosa në oborr dhe bashkë me të shoqen filluam ngadalë të bëjmë emër”, tregon Nijaziu, i cili thotë se në Shkup është përhapur lajmi për të, dhe se gjellërat e tij kërkohen shumë nëpër dasma, synetime dhe llojet tjera të tubimeve familiare:

64724_377514109014405_176741885_n

“Unë përgatis mish në zgarë, por edhe kuzhinën tradicionale, siç është grosha, orizi, gullashi, pite dhe sallatë nga më të ndryshmet, të cilat nëse ka nevojë i serviri aty ku është ahengu, ose vetëm vijnë i marrin”, tregon Nijaziu, i cili bën edhe fli, por kërkesat më të mëdha i ka për gjellërat tradicionale, ndërsa rekordi i tij thotë se është 650 porcione për një ditë:  “Më erdhën porosi për dy dasma në të njëjtën ditë dhe bashkë me shoqen kemi punuar njëzet orë pa ndal këtu në oborr. Ky është rekordi im për një ditë, por lodhjen akoma e kam të freskët”, thotë Nijaziu.

Ëndrra e tij, siç tregon, është që një ditë të hapë një restorant të vetin, ku mund të dëshmojë aftësitë e tij të gatimit te masat më të gjëra popullore, sepse është i bindur në cilësinë e gatimit që bën: “Ndryshe është restoranti sepse le përshtypje më serioze edhe pse këtu te shtëpia kam punë dhe jam shumë i kënaqur; por dua që specialitetet e mija të shijohen nga masa më të gjëra popullore”, përfundon tregimin e tij Nijazi Nuhiu. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Fundi i një treni mbretëror historik
Shkencë & Jetë

Fundi i një treni mbretëror historik

02/07/2025
Next Post
Ja cili është aleati më i mirë i shëndetit, por që nënvlerësohet

Ja cili është aleati më i mirë i shëndetit, por që nënvlerësohet

Vrasjet në Thumanë, arrestohet një nga autorët në Laç

Vrasjet në Thumanë, arrestohet një nga autorët në Laç

Truri do të lidhet me internetin? Ja çfarë thonë parashikimet e shefit të inxhinierisë tek Google (nuk gabon asnjëherë)

Truri do të lidhet me internetin? Ja çfarë thonë parashikimet e shefit të inxhinierisë tek Google (nuk gabon asnjëherë)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni