Ju pëlqen të mbani orkide në shtëpinë tuaj, por për ndonjë arsye nuk mund t’i mbani në jetë ato?
Nuk jeni të vetmit, ngase shumica e njerëzve i dëmtojnë ato me ujitje të tepruar.
Ka një truk të thjeshtë me të cilin shtëpia juaj do ta dekorohet nga kjo lule e bukur, dhe përbërësi kryesor për këtë është i fshehur në frigoriferin tuaj!
Në vend që të derdhni ujë në saksinë me orkide një herë në javë, vendosni dy kube të mëdha akulli ose disa më të vogla në fund të saj.
Kjo jo vetëm që do të parandalojë akumulimin e ujit të pistë, por do t’i japë dheut dhe rrënjëve të bimës tuaj mjaft kohë për të absorbuar ujë të mjaftueshëm. Në këtë mënyrë, orkidet do të hidratohen pikërisht aq sa duhet. /tesheshi.com/