Veshkat janë organi më i rëndësishëm përgjegjës për eliminimin e toksinave nga trupi dhe normalisht funksionimi i mirë i veshkave është i rëndësishëm për shëndetin tonë në tërësi.
Ekzistojnë disa veprime të përditshme të cilat e përkeqësojnë funksionimin e veshkave siç përshembull: të pish pak ujë, konsumimi i ushqimit me origjinë shtazore (mishërat, bulmetet, vezët etj.) si dhe abuzimi me ilaçet, drogën, kafen, pijet alkolike, pijet me gaz apo me sheqer të shtuar etj.
Për të siguruar një pastrim natyral të veshkave, mjafton që të mos abuzojmë me çfarë përmendëm më lart.
Gjithashtu, konsumimi i ujit ndihmon shumë dhe këshillohet 1.5 deri në 2 litra në ditë si dhe çajrat e ndryshëm bimorë duke u kujdesur nga mos teprimi i sheqerit apo përmbajtjes së kolorantëve. /tesheshi.com/