Ky frut magjik i njohur pothuajse për të gjithë ne për vetitë shëruese që posedon, vazhdimisht po vjen duke na befasuar me shumë të mira të tjera .
Por shumica përtojnë t’a konsumojnë për shkak të qërimit të saj. Prandaj ne po iu rendisim këto hapa shumë të thjeshtë sesi t’a qëroni shegën për vetëm 2 minuta.
Ju nevojiten:
1 kokërr shegë, 1 thikë
Merrni shegën në njërën dorë dhe me dorën tjetër merrni thikën dhe bëjini shegës një prerje horizontale nga lart. Hiqni pjesën e sipërme të lëvores së shegës. Në këtë moment bëjini shegës 6 prerje dhe do të shihni se si do të ndahet në 6 pjesë të barabarta. Tani e keni shumë kollaj pasi cipa e bardhë është shkëputur vetë nga kokrrizat./tesheshi.com/