Një pjatë e tillë me spinaq është diçka që duhet ta provoni patjetër.
Fillimisht e lajmë dhe e pastrojmë spinaqin. Grijmë imët qepën e hudhrën dhe i fërgojmë në një enë të thellë. Shtojmë edhe spinaqin dhe i fërgojmë të gjitha bashkë derisa të ndryshojë ngjyrë spinaqi. Pastaj shtojmë ajkën e thartë, kripën e piperin dhe i përziejmë mirë të gjitha.
Masën e hedhim në tavën për pjekje. Sipër i hedhim kaçkavall të grirë në rende dhe e vendosim në furrën e parangrohur në 200 gradë.
Spinaqi piqet në furrë derisa të shkrihet kaçkavalli. Ju bëftë mirë./tesheshi.com/