Përbërësit:
3 kunguj të rrumbullakët
200 g djathë mozzarella
100 g salcë domate për pica
pak kripë
pak piper
pak rigon
disa gjethe borzilok i freskët
Për të përgatitur këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë:
Pasi i kemi pastruar e larë mirë kungujt, i presim në feta me trashësi rreth 3-4 cm. I pjekim në zgarë kungujt e prerë. Më pas i vendosim me kujdes në një tavë me letër furre poshtë.
Sipër fetave vendosim nga një lugë salcë, kripë, piper, rigon e vaj ulliri. Vendosim tavën në furrë me temperaturë 220°C për rreth 5-10 minuta. /tesheshi.com/