Dhimbje të forta në gjoks, djersitje e papritur, frymëmarrje e shpenguar, të gjithë këto simptoma na bëjnë të mendojmë se po kaloni një goditje në zemër, por mund të jetë edhe një sulm paniku.
Këto dy gjendje shëndetësore ngatërrohen shpeshherë me njëra-tjetrën çka sjell vonesën e trajtimit të duhur, që në raste të tilla duhet të jetë i menjëhershëm.
1.Goditje në zemër
Personat që kanë kaluar të paktën një goditje në zemër e përshkruajnë dhimbjen e kraharorit si shtrëngim i fortë që shfaqet në qendër të tij dhe lëviz poshtë në krahun e majtë dhe përgjatë shpinës. Dhimbja nga goditja në zemër mund të përhapet edhe në qafë, dhëmbë dhe zonën e nofullës. Intensiteti i dhimbjes së zemrës është i ndryshëm, zakonisht zgjat më shumë se pesë minuta dhe nuk ndikon në ritmin e frymëmarrjes.
Një person i cili po kalon goditje në zemër ndjen një ndjesi shpuese si mbi gjemba, e cila zakonisht është e kufizuar në krahun e majtë në shumicën e rasteve. Shpesh kjo ndjesi shoqërohet me një djersë të ftohtë dhe të përziera. Në kulmin e një sulmi në zemër, një person mund të përjetojë një dhimbje ngushtuese në kraharor.
2.Sulm paniku
Shumë njerëz kanë një ide të gabuar rreth sulmeve të panikur duket menduar se ato shfaqen veçse në rast episodesh frike dhe tmerr. E vërteta është, një sulm paniku mund të ndodhë në rrethanat më të zakonshme.
Simptomat e një sulmi paniku zgjasin deri në 30 minuta, por arrijnë kulmin vetëm pas minutës së dhjetë. Dhimbja është e përqendruar në gjoks, në krahun e majtë, dhe i ngjan mpirjes totale. Ajo mund të shfaqet po ashtu në krahun, këmbët dhe gishtat e djathtë./tesheshi.com/