Keni provuar ndonjëherë të pini kafe me kërpudha? Ju duket një term i çuditshëm? Në fakt bëhet fjalë për një bustinë të gatshme, të pregatitur më përpara, të cilën mund ta blini në dyqane dhe që ka disa të mira për shëndetin tuaj.
Nëse jeni konsumues i rregullt i kafes, por ndieni shpesh dhimbje stomaku pasi e konsumoni atë, e për këtë arsye i hidhni qumësht, por sërish humbisni shijen e kafes, bëni mirë të zëvendësoni kafen me kërpudha, me qumështin.
Kërpudhat i heqin aciditetin kafes, çka bën që stomaku juaj të mos ju dhëmbë më, por në të njëjtën kohë vijoni të ruani shijen e aromën e kafes së dashur. Nuk është kot gjysmë kafe e gjysmë kërpudhë.
Edhe në këtë lloj kafe, të cilën e pregatisni duke i shtuar bustinës së blerë të gatshme, pak ujë të nxehtë, mund ta bëni me qumësht, nëse preferoni sasi të mëdha dhe nuk i ndaheni dot qumështit./tesheshi.com/