A keni pyetur ndonjëherë veten se si ja bëjnë bletarët që të kujdesen për mijëra bletë në të njëjtën kohë?
Në radhe të parë janë të mbrojtur nga kostumi i tyre i cili i ruan nga thumbat e bletëve. Së dyti, ata përdorin tym duhani për t’i qetësuar. Kjo lloj teknike është përdorur prej qindra vjetësh.
Arsyeja është se duke futur tym tek hojet e bletëve ato e interpretojnë si rrezik zjarri dhe në këtë rast fillojnë të ushqhen për të pasur energji në raste se duhet të evakuohen.
E kështu, duke ngrënë ato fillojnë dhe trullosen për shkak të gjëndjes letargjike që të jep të ngrënurit. /tesheshi.com/