Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si po e zgjidh qeveria çështjen e Zharrësës dhe një detaj teknik që penalizon Bankers-in

by te Sheshi
28/02/2017
in Ekonomi, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Si po e zgjidh qeveria çështjen e Zharrësës dhe një detaj teknik që penalizon Bankers-in

Qeveria vendosi të kompensojë 100% shtëpitë e dëmtuara ose të shkatërruara në Zharrëz, ndërsa për pjesën tjetër ka thirrur në ndihmë ekspertizën e huaj që t’ia faturojë dëmshpërblimin Bankers-it. Po si u arrit deri këtu dhe çfarë pritet të ndodh më tej?

Si i ra për pjesë Ramës që të vuajë ai një trashëgimi dritëshkurtësie pushtetit të Nanos e Berishës…   

Ajo çfarë po ndodh me shtëpitë e banorëve të Zharrëzës, një fshat në Fier, shumë afër vendit ku po kryen gërmime për naftë kompania amerikane Bankers-Petrolium është e paqartë për një pjesë të publikut. Banorët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e dëmtuara ose të shkatërruara nga lëvizjet e tokës që vijnë si pasojë e gërmimeve. Pas një greve urie dhe një marshimi në këmbë deri në Tiranë, ata kanë marrë premtimin e qeverisë për zgjidhje përfundimtare.  Në zbatim këtij premtimi qeveria miratoi dje vendimin për kompensim në masën 100 për qind të vlerës për çdo shtëpi të dëmtuar rëndë ose të shkatërruar.

Këtë kompensim e merr përsipër qeveria nga buxheti i saj, dhe jo kompania e naftë-nxjerrëse.

Por problemi nuk mbaron këtu. Sipas një eksperti pranë qeverisë, i cili foli me tesheshi.com, kompensimi që pritet të japë qeveria do të përfshijë maksimumi 20 shtëpi që janë dëmtuar rëndë ose janë në prag shkatërrimi nga këto lëvizje të tokës. Po për afro 600 shtëpi të tjera që gjithashtu janë pjesë e kësaj zone dhe janë dëmtuar lehtë ose rrezikohen, çfarë do të bëhet?

Qeveria prentendon se pjesa tjetër e kompensimit duhet të vijë nga kompania në fjalë dhe jo nga buxheti i shtetit, pasi kjo do të ishte një faturë e papërballueshme.

Plani për kompensimin

Qeveria aktuale po mban në kurriz një faturë që vjen nga një marrëveshje e bërë në kohën e Fatos Nanos kryeministër. Marrëveshja e vitit 2004 sipas ekspertit pranë qeverisë aktuale, është studiuar fletë më fletë dhe aty është kuptuar se qeveria e atëhershme i ka lënë dorë të lirë Bankers nga ana teknike në gërmimet për naftë. Po çfarë ka ndodhur?! Duke i lënë dorë të lirë pa kufizime teknike, Bankers ujin teknologjik që duhet të groposet në tokë ranore (që sipas ekspertit, e thith më avash dhe nuk lejon shkaktimin e lëkundjeve) e bën këtë në tokë gëlqerore sepse kjo është një procedurë më e shpejtë, por që sjell tërmete artificiale në zonën përreth.

Në këto kushte, qeveria ka menduar dërgimin e çështjes në Arbitrazh Ndërkombëtar, por frika e një humbjeje përballë kompanisë që do të sillte një tjetër faturë të papërballueshme për vendin, e ka çuar që të kërkojë jë zgjidhje me marrëveshje.

Edhe pas një urdhëri të Gjiknurit në dhjetorin e shkuar që e detyronte Bankers Petroleum “të ndërpriste injektimin e ujit teknologjik në puset e lokalizuar përreth fshatit Zharrëz, deri në një njoftim të dytë”, bisedimet për zgjidhjen e çështjes akoma nuk kanë arritur në një pikë përfundimtare.

Së fundmi mësohet se qeveria aktuale ka thirrur ekspertë të huaj të fushës me të cilët është konsultuar për gjetjen e një zgjidhjeje.  Vetëm në janar të këtij viti, Bankers ka rënë dakord që mosmarrveshjet të kenë një “arbitër” ndërkombëtar, duke rëndë dakord në angazhimin e një eksperti teknik që të asistojë palët në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje.

Siç raporton revista Monitor,  Ministria e Energjisë dhe Industrisë i ka përcjellë Bankers Petroleum në datën 20.01.2017 propozimet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, një listë me pesë institute ndërkombëtare: 1). Royal Netherlands Meteorological Institute (ORFEUS); 2). Instituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia- Luigi Improta, Italy; 3). Swiss Seismological Service-Stefan Wiemer; 4).German Research Centre for Geosciences/ Torsten Dahm, Ernst Huenges; 5). University of Bergen, Norway/Lars Ottemoller.Qeveria shqiptare dhe Bankers Petroleum kanë përzgjedhur me konsensus që eksperti të jetë nga Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanikës (Instituto Nazionale di Geofisica e Vulcanologia/Luigi Improta). Palët do të përcaktojnë tashmë termat e referencës mbi të cilat do të fillojë punën eksperti i pavarur.

Lufta Rama-Bankers

Bankers Petrolium ka një kontratë të rregullt me qeveritë shqiptare, e firmosur nga Nano dhe e mbajtur në fuqi nga Berisha. Por problemet i kanë dalë me qeverinë Rama.

Dy vite më parë Rama urdhëroi bllokimin e llogarive bankare të kompanisë kanadeze të naftës, por në ndihmë të saj doli Dhoma Ndërkombëtare Tregtare e cila lëshoi një masë sigurimi për Drejtorinë  e Tatimeve shqiptare për të hequr pezullimin e llogarive bankare. Gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit lëshoi një masë sigurie për zhbllokimin e tyre.

Rama u shfaq i bindur në “betejën” e tij duke deklaruar se “Teksa qeveria mirëpret partnerët e huaj apo vendas, pasuritë kombëtare të Shqipërisë janë një pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe as nuk mund të keqpërdoren as mund të përdoren si kërcënim ndaj vendit. Të gjithë kompanitë që punojnë në Shqipëri, qofshin të huaja apo vendase, duhet t’u binden rregulloreve dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare është e vetëdijshme për detyrimin dhe të drejtën e saj që të mos lejojë cënimin e integritetit afatgjatë të pasurive të çmuara të vendit”.

Por deklaratat nacionaliste të Ramës i mori era. Qeveria kuptoi se nuk mund të lejonte të ndodhte e njëjta gjë si me CEZ-Shpërndarje, ku për shkak të marrëveshjeve të firmosura më parë qeveria u detyrua të paguante faturat e arbitrazhit. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian
Politikë

Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian

09/07/2025
Next Post
Flet zonja Vetting: Pse kanë frikë ministrat e LSI, ja misioni ynë

Flet zonja Vetting: Pse kanë frikë ministrat e LSI, ja misioni ynë

Një lajm i mirë nga YouTube, ndryshon shfaqja e reklamave të bezdisshme

Një lajm i mirë nga YouTube, ndryshon shfaqja e reklamave të bezdisshme

Deputeti BDI-së, përpjekje për t’ia larë Ali Ahmetit njollën e Kumanovës

Deputeti BDI-së, përpjekje për t’ia larë Ali Ahmetit njollën e Kumanovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni