Siç Nano me LSI-në(Lëvizja e Socialistëve të Inatosur), edhe Rama ka arritur të përkthejë përtallshëm ankronimin PL – Partia e Lirisë e Ilir Metës.
“Përveç provës kokëfortë që PD është në thesin e rublave ruse, bashkë me atë Partinë e Lekut, PL janë në thesin e rublave”, tha Rama gjatë një takimi në Kamëz.
Kjo ishte e para e herë që ai artikulon forcën e Metës, LSI-në e shndërruar në PL.
Siç dihet, partia e Metës, një formacion klientelist, identifikohet me një parti interesash të pastërta financiare në çdo përpjekje për pushtet. /tesheshi.com/