Një çift norvegjez u martua në një ceremoni me frymëzim Viking, duke ndjekur një model të një 1 mijë viteve më parë. Elisabeth Dalseth, 27 vjeç, lidhi kurore me Rune Dalseth, 36 vjeç, në brigjet e liqenit norvegjez. Ceremonia u drejtua nga një prift pagan Gotha.
Ky çift ka një djalë prej gjashtë muajsh. Djali quhet Ragnar, dhe dhëndri, pra i ati i ngjan një Ragnari nga serial televiziv popullor “Vikingët”. Çifti ishte në përputhje me gjithçka për llojin e martesës së tyre – rroba, hairstyle, priftërinj dhe anije. Sidomos për këtë ditë, dy anije të gjata u modeluan në modelin Viking.
Romantizmi i tyre filloi dy vjet më parë, Elisabeth nuk dinte asgjë për traditat viginge, por ajo çfarë i tregoi i zgjedhuri saj. Ajo tha se Rune i kishte hapur një botë krejt të re me të cilën ajo u dashurua. Megjithatë, prindërit nuk jua kanë miratuar këtë gjedhje. /tesheshi.com/