Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si mund ta ndihmojë albanologjia shërimin nga pasojat e kolonializmit serb

Muhaxhirët janë njëra nga temat që duhet të trajtohen me përparësi nga shkrimtarët dhe piktorët, thotë Milazim Krasniqi

by te Sheshi
27/08/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Si mund ta ndihmojë albanologjia shërimin nga pasojat e kolonializmit serb
26
SHARES

Nga Milazim Krasniqi

Kolonializmi serb dhe ndikimet e tij të fshehta në identitetin dhe kulturën shqiptare kërkojnë një adresim të menjëhershëm dhe një proces dekolonizimi.

Ky duhet të jetë interesi i studimeve albanologjike, studimeve kulturore dhe sidomos i studimeve postkoloniale. Qëllimi i kryesor i këtij projekti duhet të jetë shërimi i kulturës dhe identitetit tonë kombëtar nga pasojat e sundimit njëshekullor serb/jugosllav.

Kur flasim për pasojat e sundimit serb, zakonisht përqendrohemi te dhuna fizike që ka ushtruar shteti kolonial serb. Kjo qasje është krejtësisht e kuptueshme, pasi pasojat e asaj dhune janë ende të freskëta në kujtesën kolektive. Por deri tani nuk kemi filluar ta analizojmë e ta sistematizojmë dhunën kulturore që ka ushtruar shteti kolonial serb. Dhuna kulturore nuk shihet me sy dhe nuk shkakton dhimbje të menjëhershme. Ajo shkakton hutim, topitje, harresë dhe tjetërsim, por në mënyrë të ngadaltë dhe të padukshme. Efektet e dhunës kulturore bëhen të dukshme vetëm kur procesi i tjetërsimit ka përparuar shumë, si një sëmundje që përparon në mënyrë të heshtur. Kur tjetërsimi ose sëmundja përparojnë, është e vështirë të shkëputesh prej saj. Kërkohet terapia e duhur për t’u shëruar.

Në rastin tonë shqiptar në Kosovë, pasojat e dhunës kulturore serbe mbi identitetin tonë kulturor dhe kombëtar janë më të rënda se sa mund të mendojmë. Pse? Sepse gjenerata të tëra janë edukuar me planprograme mësimore të diktuara nga administrata shtetërore dhe arsimore e Serbisë/Jugosllavisë. Kemi mësuar gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik që në shkollë fillore. Kemi përdorur serbishten në komunikimet zyrtare. I kemi paguar tatime shteti serb/jugosllav. Kemi shërbyer në ushtrinë jugosllave. Kemi dëgjuar televizionin në gjuhën serbe. Kemi lexuar gazeta në gjuhën serbe. Kemi bërë tifozëri për ekipe serbe ose jugosllave. Të gjitha këto i kemi bërë si qytetarë të dorës së dytë, të pushtuar dhe të kolonizuar. Por ato kanë lënë gjurmë në formimin tonë kulturor, edhe pa vullnetin tonë.

Ne kemi një formim kulturor ku arbitrarisht ka ndikuar kultura e pushtuesit. Rrjedhimisht, disa nga shijet dhe veset i kemi si rezultat i atij ndikimi arbitrar të kulturës së pushtuesit. Duhet të përqendrohemi dhe të kuptojmë se ku janë këto ndikime, si ndikojnë në jetën tonë tani që jemi të lirë dhe si mund t’i eliminojmë për të rifituar ekuilibrin tonë kulturor dhe kombëtar. Ky duhet të jetë interesimi i studimeve albanologjike, studimeve kulturore dhe sidomos i studimeve postkoloniale.

Në këto studime mund të krijohen të dhëna të politikave koloniale serbe që janë zbatuar, qëllimet që kanë pasur dhe rezultatet që kanë arritur në nënshtrimin dhe tjetërsimin kulturor të shqiptarëve të Kosovës në periudha të ndryshme kohore (1912-1999). Studimet kulturore e postkoloniale mund të përfshihen brenda studimeve albanologjike, pra brenda institucioneve shkencore ekzistuese. Por është e nevojshme të ngrihet edhe një departament i Studimeve Shqiptare, që do të përgatiste kuadro pikërisht për këtë fushë studimore. Studimet që bëhen në departamentet e letërsisë shqipe, gjuhës shqipe dhe historisë nuk aftësojnë ekspertë për këto fusha specifike studimore.

Ndërsa presim që shkencat shoqërore dhe humane të organizojnë projekte e programe në këto fusha, duhet të mobilizojmë edhe artet që të tematizojnë dhunën kulturore, por edhe dhunën fizike, psikike, ekonomike dhe politike që ka ushtruar shteti kolonizues serb kundër shqiptarëve të pushtuar. Në këtë kontekst, letërsia mund të bëjë shumë, por edhe piktura dhe muzika mund të kontribuojnë shumë. Megjithatë, për të arritur rezultate, duhet të fokusohen politikat kulturore në drejtim të zbërthimit artistik të atyre përvojave të hidhura koloniale. Pa e anashkaluar aspak angazhimin me luftën çlirimtare dhe vlerat e saj, duhet të stimulohet kërkimi për përvojat e gjeneratave të shqiptarëve që nga rënia nën okupimin serb në vitin 1912 dhe më herët, që nga tragjedia e muhaxhirëve shqiptarë, të cilët u dëbuan nga vatrat e tyre në vitet 1877-1879. Muhaxhirët janë njëra nga temat që duhet të trajtohen me përparësi nga shkrimtarët dhe piktorët.

Për të gjitha këto, na duhen vetëm dy faktorë: studiues dhe artistë me interesa të mirëfillta artistike dhe me ndërgjegje kombëtare, dhe qeveri që hartojnë dhe zbatojnë me qartësi politika kombëtare. Qëllimi i kryesor i këtij projekti duhet të jetë shërimi i kulturës dhe identitetit tonë kombëtar nga pasojat e sundimit njëshekullor serb/jugosllav. Me shumë gjasa, ky është edhe parakusht për të ecur përpara pa pengesa serioze në rrugën e fuqizimit dhe integrimit kulturor dhe kombëtar.

Related Posts

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
Stuhi apokaliptike me jetëhumbje në Itali

Stuhi apokaliptike me jetëhumbje në Itali

Portieri më i shtrenjtë në histori, në klub të ri

Portieri më i shtrenjtë në histori, në klub të ri

Një “ushtri e re” po lufton në Ukrainë

Një "ushtri e re" po lufton në Ukrainë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni