Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si duhet gjykuar Putini duke puthur Kuranin?

Nje gjest mes fetares, njerëzores, gjeopolitikes

by te Sheshi
22/08/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Si duhet gjykuar Putini duke puthur Kuranin?

Screenshot

123
SHARES

Nga Roald Hysa

Një propagandë e ulët dhe ordinere filoruse po na shfaqet me imazhin e Putinit, që puth Kuranin dhe tregon respekt ndaj liderave çeçenë, ku janë pikërisht trupat ruse ato që e shkatërruan dhe e rrafshuan kryeqytetin çeçen Groznin.

Historia e marrëdhënieve të Rusisë me vendet muslimane që i ka okupuar prej kohësh është e mbuluar me gjakun e miliona dhe miliona frymëve njerëzore të zhvendosura e të dëbuara me dhunë nga trojet e tyre amtare, që nisin nga Krimea, Ingushetia, Çeçenia, Dagestani, Çerkezia e shkon përtej maleve të Kaukazit në Afganistan e Buharanë e sotme në Uzbekistan.

Pogromet ruse ruse nisin qysh në kohën e perandoreshës Ekaterina dhe dashnorit të saj katil princit Potjomkin, të cilët në programet e veta kishin si ëndërr ta rimerrnin Stambollin dhe ta ripagëzonin Kostandinopojë. Madje për këtë Ekaterina e kishte pagëzuar nipin e vet Kostandin perandorin e ardhshëm të Kostandinopojës, që do të vendosej në fronin bizantin, pikërisht Stambollin.

Imam Shamili është një nga emrat e mëdhenj ndër shumë nga ata prijësa muslimanë që i rezistuan valëve ruse, të cilat në mënyrë të rregullta i kanë zhvendosur me dhunë popullsitë e këtyre vendeve. Mos ta harrojmë Çerkezinë dhe popullin e saj të masakruar, që i kemi edhe sot e kësaj dite midis nesh në Shqipëri e Kosovë.

Masakra pa fund që nisin nga vitet 1850 e vazhdojnë edhe një shekull më pas me të paktën dy milionë çeçenë që u internuan për më shumë se dyzet vjet në Siberi nga pogromet komuniste të Stalinit. Mos të harrojmë këtu të famshmin Enver Pasha ish-Shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë së Perandorisë Osmane, i cili ra dëshmor duke luftuar në Turkestanin e largët kundër hordhive të ushtrisë së kuqe leniniste, të cilat po masakronin pa mëshirë popullsinë e pafajshme muslimane për ta futur me dhunë Turkestanin në Bashkimin Sovjetik.

Rënia e Bashkimit Sovjetik nuk ka ndryshuar asgjë nga këto politika, ku popullsitë muslimane të vendeve që i përmendëm më sipër kanë vazhduar pandërprerje qysh nga Boris Jelcini e më pas katili i stërvitur në kampet e KGB-së presidenti aktual Putin. Shifrat janë të larta, ku sa për të cituar një fakt më duhet t’ju tregoj se vetëm në Luftën e Dytë Ruso-Çeçene, që zgjati rreth 9 muaj (7 gusht 1999- 30 prill 2000) humbjet njerëzore në ushtarakë e civilë së bashku shkojnë nga 50,000-80,000 frymë. Rrethimi dhe shkatërrimi i Groznit është nga historitë më të dhimbshme në shifra. Në vitin 2003 Organizata e Kombeve të Bashkuara e emërtoi Groznin qytetin më të shkatërruar në tokë, sepse nuk kishte mbetur asnjë ndërtesë e vetme pa u dëmtuar nga bombardimet ruse. Forcat ruse gjatë rrethimit të Groznit patën 368 të vrarë dhe 1469 të plagosur (sipas burimeve ushtarake ruse), ndërsa humbjet civile çeçene shkojnë nga 5,000 – 8,000 frymë të pafajshme.

Përpjekjet e Çiçikovit me frymët e vdekura nuk do të kishin gjetur përkrahës më të mirë se sa injorantët modernë që përloten nga një foto e Putinit që puth Kuranin. Kuçedra e pansllavizmit, siç e përshkruante Hafiz Dalliu, nuk i ka humbur ende të shtatë kokat e saj, ku një ndër to i ka fryrë vazhdimisht zjarrit të propagandës filoruse dhe ende vazhdon t’i fryjë sot në Ballkan.

Kush preket nga fotografia e Putinit të mos harrojë më së paku atë që ndodhi në Bosnje Hercegovinë e Kosovë si pasojë e modeleve pansllaviste të marra nga këto lloj pogromesh, që kanë nisur nga mesi i shek. 19 e deri më sot kur po flasim.

Related Posts

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Next Post
Rikthimi i Shqipërisë te prodhimi luftarak

Rikthimi i Shqipërisë te prodhimi luftarak

New York Times: Gaza, një brez me mijëra jetimë

New York Times: Gaza, një brez me mijëra jetimë

Kamala Harris, me premtimin më parazit në Konventën demokrate

Kamala Harris, me premtimin më parazit në Konventën demokrate

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni