Studime të shumta kanë arritur në përfundim se robotët janë të gatshëm të vjedhin punën nga shumë njerëz.
Por sipas një studimi tjetër të përqendruar në automatizëm, nga studiuesit e Universitetit Teknik të Mynihut, shumica e njerëzve do ta preferonin humbjen e punës së tyre nga njeriu se sa nga robotët.
Studiuesit pyetën rreth 300 njerëz nëse për ata është më mirë të humbnin punën e tyre nga një robot apo një njeri, ku vetëm 37 për qind e të anketuarve zgjodhën njeriun.
Përmes një studimi se si do të ndjeheshin të intervistuarit për t’u zëvendësuar nga një robot apo nga një njeri tjetër, studiuesit zbuluan se kjo e fundit do të kishte një ndikim më të madh në vetë identitetin e dikujt sesa i pari.
Me fjalë të tjera, ata do të ndjeheshin më keq për veten e tyre nëse do ta humbnin punën e tyre nga një njeri sesa nga një robot.
Studiuesi Armin Granulo për New Scientist tha se njerëzit nuk presin të jenë në gjendje të konkurrojnë me robotët, kështu që humbja e punës së tyre ndaj një personi nuk do të kishte aq efekt të madh në ndjenjat e vetëvlerësimit të tyre./Tesheshi.com