Në iOS 11 është shtuar një funksion i ri “Auto-Answer Calls”, që na lejon t’i përgjigjemi automatikisht telefonatave pas një numër të caktuar sekondash.
Mjaft i nevojshëm nëse nuk jemi në gjendje të përgjigjemi manualisht pasi mund të jemi duke kryer ndonjë punë dhe i kemi duart e zëna.
Ky funksion është i disponueshëm në menynë Settings, në kategorinë Accessibility, përcjell iphonealbania.
Bëhet fjalë për një timer të thjeshtë që është në gjendje të llogarisë sekondat që duhet të kalojnë përpara se sistemi të mund t’i përgjigjet automatikisht telefonatave.
iOS 11 lëshohet në vjeshtë./tesheshi.com/