John Shrapnel, aktori, i cili u bë i famshëm për rolet e tij në “Notothing Hill”, “Gladiatori” dhe “The Ëalking Dead”, vdiq në moshën 77 vjeç.
Shrapnel vuante nga kanceri. Karriera e tij e aktrimit zgjati 50 vjet, sipas The Daily Mail.
Te “Gladiatori” në vitin 2000, ai luajti Senatorin Gaius.
Përveç roleve të tij seriale dhe filmike, ai ishte i njohur edhe për karrierën e tij teatrale. Ai ka luajtur role kryesore në teatrin “Royal Shakespeare” dhe Teatrin Kombëtar Britanik.
Ai për herë të fundit luajti një rol në filmin “King Charles III” më 2017. /tesheshi.com/