Ka vdekur në moshën 28-vjeçare Bienvenu Letuni, një lojtar kongolez basketbolli 224 centimetra, i sjellë nga vendi i tij për të kuajtur me Joventut-in, ose Valadolidin në Spanjë, që në moshën 15-vjeçare.
Klubi spanjoll e morri atë në vitin 2009, i impresionuar nga gjatësia e tij si dhe ajo e krahut të të riut, i cili nuk kishte nevoja fare që të shkëputej nga dyshemeja për të bërë kosha. Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe Carlos Jimenez, një nga themeluesit e portalit të basketbollit Solobasket.
Jimenez shkroi në Twitter se dy vjet më parë ai paralajmëroi për gjendjen shëndetësore të një djali që nuk arriti të depërtonte mes profesionistëve.
Më pas u kthye në Kongo, ku problemet e tij shëndetësore vazhduan dhe varfëria e bëri të pamundur që të kujdesej më mirë për veten. Ai u sëmur nga tuberkulozi vitin e kaluar. /tesheshi.com/