Një biznesmeni të njohur serbo-boshnjak dhe truprojës së tij i është marrë jeta, njoftojnë mediat boshnjake duke cituar burimet e sigurisë.
Slavisa Kruniç, i cili zotëronte disa biznese, përfshirë dhe një firmë private të sigurisë, u hoq në makinën e tij teksa po shkonte në shtëpinë ku banonte, në Banja Lluka.
Shpëtoi vetëm shoferi që pësoi lëndime serioze, tha policia.
Kruniç njihej si kritik i zëshëm i partisë qeverisëse nacionaliste serbo-boshnjake, të udhëhequr nga Milorad Dodik. /tesheshi.com/