Jens Nygaard Knudsen, krijuesi i lojës me famë botërore Lego, ka ndërruar jetë.
Ai vdiq në moshën 78 vjeç, njoftuan punonjësit e prodhuesit të lodrave.
“Ai lë pas një grua të dashur, tre fëmijë, dy nipër e mbesa dhe më shumë se tetë miliardë njerëz të vegjël plastikë që kanë ardhur në jetë në imagjinatën e fëmijëve,” shkroi projektuesi i Lego-s, Mark John Stafford.
Knudsen ka punuar për Lego-n nga viti 1968 dhe për shumë vite ishte shefi i projektimit në kompani, raporton MBSNews.
Në 1978, ai zhvilloi një minifigurë, një kukull e plastike e verdhë me krahë dhe këmbë lëvizëse.
Shefi aktual i projektimit, Matthew Ashton, tha se bota më shumë kukulla Lego sa sa njerëz. /tesheshi.com/