Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për kërkesën e Serbisë që integrimi i personelit serb në gjyqësorin e Kosovës të shtyhet.
“Prishtina i ka përmbushtur të gjitha obligimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për gjyqësorin. Integrimi i personelit është i rëndësishëm, sepse i kontribuon sundimit të ligjit në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Mitrovizës”, ka deklaurar zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç për gazetarët në Bruksel.
Sipas saj, kjo duhet të ndodhë sa më shpejt, duke thënë se përparimi i të dyja palëve në integrimin evropian është i lidhur me përparimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Kujtojmë se sot presidenti Thaçi përveç Serbisë ka akuzuar edhe BE-në për bojkotin që ia bën gjyqtarët e prokurorët serbë të cilët ishte pararë të dekeretoheshin në Presidencë. /tesheshi.com/