Figura më e shquar e opozitës ruse, Aleksei Navalny, është marrë dërguar nga burgu në një spital në Moskë, duke shtuar zërat se ai mund të jetë helmuar. Zyrtarët thanë se Navalny ishte në gjendje të kënaqshme, por mjeku i tij personal shfaqi dyshimet se ndaj tij mund të ishin përdorur substanca helmuese.
Zëdhënësja e liderit të opozitën e pohoi se mund të ketë pasur një reaksion alergjik të cilin nuk e kishte përjetuar më parë.
Navalnyt iu konfirmua dënimi prej 30 ditësh burg javën e kaluar, pasi bëri thirrje për protesta të paautorizuara, të cilat u zhvilluan të shtunën.
Afro 1400 njerëz u ndaluan gjatë demonstratave kundër përjashtimit të kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet lokale. /tesheshi.com/