Agim Cufe nga Levani i Fierit, është shqiptari që ka bërë heroin në tragjedinë greke të dy muajve më parë, kur një zonë e tërë në periferitë lindore të Athinës, Mati, u shkrumbua nga flakët duke sjellë si pasojë vdekjen e mbi 90 personave.
Mediat greke raportojnë se Agim Cufe e dy emigrantë të tjerë egjiptianë, do u jepet nënshtetësi greke e gjithashtu do ndërohen me Honoris Causa, për kontributin e tyre në shpëtimin e dhjetra jetëve njerëzore atë orë llahtari mes flakëve. Vetë shqiptari Agim Cufe, llogaritet të ketë shpëtuar mbi 100 jetë njerëzore me një varkë të tij. kryeministri Tcipras ishte vetë në Mati, kur tha
“Peshkatarët vendas dhe emigrantë, bënë një betejë heroike gjatë tragjedisë, duke shpëtuar jetë. Shteti e njeh sakrificën e tyre. Ne i falenderojmë”.
Më poshtë mund të ndiqni një takim të Tciprasit me banorë të zonës pas tragjedisë, ku në fund takohet dhe me shqiptarin-hero. /tesheshi.com/