Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shqiptarët e Bostonit, një udhëtim në lavdinë e epokës së Nolit dhe Konicës

by te Sheshi
15/10/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Shqiptarët e Bostonit, një udhëtim në lavdinë e epokës së Nolit dhe Konicës

Nga Sajmir Sula, Washington

Kur bëhet fjalë për historinë e shqiptarëve të Amerikës, medoemos mendja të shkon menjëherë në rrënjët e emigracionit të hershëm shqiptar në kontinentin e largët, Bostonin. Kujtdo që ka studiuar, lexuar apo dëgjuar sadopak, i bien ndërmend dy kolosët e letrave dhe mendimit shqip, Fan Noli dhe Faik Konica.

Është fillim prilli. Në kryeqytetin amerikan Washington ndihet e plotë prania e pranverës. Lulet kanë çelur dhe dimrit i është dhënë lamtumira. Kur jeton në Washington, këtë e kupton nga lulëzimi i pemëve të qershisë, në parkun kryesor të qytetit. Kjo dukuri e përvitshme e ringjalljes së natyrës tërheq miliona turistë.

Por ne jemi drejtuar për tjetërkund. Po ngjitemi në veri, atje ku dimri ende nuk i ka fshehur dhëmbët. Është e shtunë pasdite. Sapo kemi mbërritur në qytetin e Bostonit. Përkundër Washingtonit me qiell të kaltër, diell që ka nisur të ngrohë dhe çeljes së luleve, në Boston mbizotëron ende një tjetër stinë. Qielli është gri dhe një erë brisk e ftohtë ngjan sikur do të na prejë fytyrën. Bashkë me një grup miqsh, i drejtohemi varrezave të qytetit, atje ku prej shumë vitesh prehen eshtrat e imzot Fan Nolit, që veç meritave të mëdha si letrar, studiues, përkthyes dhe politikan, i kushtohet merita e themelimit të kishës ortodokse autoqefale shqiptare, duke e mëvetësuar këtë kishë nga ajo greke, e duke i dhënë asaj tipare thellësisht atdhedashëse.

Varrezat kryesore të Bostonit janë një qytet më vete. Në mesin e tyre humbesh, ashtu sikur do të humbeshe në vetë qytetin e Bostonit, nëse do të ishe një turist pa hartë apo pa smartphone me GPS. Të gjesh varrin e imzot Nolit është sfidë e madhe. Pas shumë përpjekjeve dhe disa telefonatave me disa miq gazetarë që kishin qenë atje më parë, më në fund e gjejmë. Përulemi dhe vendosim disa buqeta lule. Këto të fundit kurrë nuk mungojnë aty. Kurdoherë do të gjendet dikush që do të kujtohet të shkojë atje dhe të vendosë një buqetë të freskët.

Aty pranë. Pak metra më tutje gjendet edhe pllakati i vendit ku dikur prehej Faik Konica, eshtrat e të cilit u kthyen në atdhe, pas rënies së komunizmit. Pllakatet e dy kolosëve janë pranë dhe larg. Ato heshtin, ashtu siç tanimë heshtin edhe heronjtë e Homerit, me të cilët do ta krahasonte Nolin dhe veten Konica, duke iu referuar përplasjeve mes tyre në fundin e viteve 20 dhe fillimin e viteve 30 të shekullit të kaluar, si dhe pajtimit të mëpasshëm mes tyre.

Afrimi i muzgut e egërson edhe më tej erën therëse në Boston. I drejtohemi hotelit ku po rrimë dhe ndërkohë një telefonatë. Bisedojmë me at Arthur Liolinin. Një nxënës i Fan Nolit, që tashmë mban meshën e së dielës në katedralen e famshme të Shën Gjergjit. E njoftojmë se dëshirojmë të bëjmë një vizitë në atë katedrale aq famëmirë ndër shqiptarët e Amerikës dhe më gjerë.

E diela vjen shpejt dhe ndryshe nga dita paraardhëse, nuk vjen e ngrysur, por me kaltërsi. Dielli shndrit, por pak ngroh, sikurse ndodhte në Eposin e Kreshnikëve. Kur i afrohemi katedrales vëmë re një grua goxha në moshë. Veshur në të zeza e me një shami po të zezë mbi kokë, mbështet vitet që i rëndojnë në shpatulla mbi bastunin e drejtë. E kërrusur çapit hapat në drejtim të katedrales. Është fjalëpak, por tregon me krenari se nuk mungon kurrë në meshën e së dielës. Sikurse ajo, edhe shumë të tjerë.

Porsa hyn në katedrale, në të majtë të pret një bust i madh i Nolit. Pak më tutje përballesh me një pikturë gjigante të tij. Të duket sikur është i zoti i shtëpisë që po të pret me mirëseardhje te dera, i buzëqeshur dhe bablok. Kudo të zënë sytë simbole kombëtare. Piktura me flamuj dhe heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, fotografi, skulptura, etj. Ecim më tej brenda dhe përballë në altar shohim edhe një flamur kombëtar. At Liolini na rrëfen se është i vjetër sa vetë shteti shqiptar. E ka kaluar qindin prej ca kohësh, por ende rri ngritur krenar në ballin e katedrales.

Salla është mbushur plot. Njëherësh me meshën e përjavshme po mbahet edhe një ceremoni pagëzimi e një vajze të vogël. Teksa dëgjon predikimin e at Liolinit, pas ritualeve përkatëse fetare, dhe sheh të pranishmit se sa të përqëndruar janë, mendja të fluturon pas në kohë. Të kujtohen vitet e vështira e të lavdishme, kur shqiptarët e Amerikës u bashkuan në atë kishë për shpëtimin e atdheut. Nis e pikturon në mendje skenat e fjalimeve pasionante të Nolit. “Është mirë që të kujtojmë kohët e vështira për popullin tonë. Jo vetëm për popullin tonë, por edhe për popujt kudo në botë që vuajnë. Edhe pse jemi në shekullin XXI vuajtjet vazhdojnë. Është detyra jonë që si besimtarë t’i lutemi Zotit. Jo vetëm lutje, por edhe akte praktike, me sjellje. Gjithashtu të edukojmë edhe brezin e ri që vjen pas nesh që të mos vazhdojnë luftëra”, ishin disa nga këshillat që at Liolini dha në predikimin e tij në gjuhën shqipe.

Katedralja e Shën Gjergjit në Boston, nuk ishte vetëm vendi ku shqiptarë ortodoksë të komunitetit të parë shqiptar në Amerikë, shkonin dhe kryenin ritualet fetare. Ajo ishte diçka më shumë. Shumë më shumë. Ajo mblidhte shqiptarë, të krishterë dhe myslimanë. Ishte tribuna atdhetare ku Noli jepte kushtrimin për mbrojtjen e Shqipërisë dhe shqiptarët jepnin edhe qindarkën e fundit në ndihmë të atdheut. Edhe sot, ndonëse kohët kanë ndryshuar dhe po ashtu edhe brezat, nuk është vetëm një objekt kulti ku besimtarët i luten Zotit. Pas çdo meshe ata mblidhen në kafenenë e katedrales. Pijnë nga një kafe të shoqëruar me ndonjë ëmbëlsirë. Mbase nuk bisedojnë më për shpëtimin e atdheut, por sidoqoftë flasin krejt pasion për çdo gjë që ndodh atje. Takojmë shqiptarë që janë të brezit të tretë apo të katërt në Amerikë dhe e kanë ruajtur gjuhën dhe traditat, e për këtë janë aq krenarë. Nëse dikur kjo katedrale shërbente si fole atdhedashurie, sot e kësaj dite ka ruajtur së paku një prej shërbimeve të saj, atë të mbajtjes bashkë komunitetin shqiptar të zonës me aq sa mundet.

Moti në Boston është i ftohtë në të shumtën e vitit. Siç ngrin çdo gjë përreth, ashtu duket se bën edhe me kujtimet e bukura të përpjekjeve aq të mëdha atdhetare të komunitetit shqiptar atje prej më shumë se 100 vjet më parë, për të mos i lënë që të shkrijnë e të zhduken në harresë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës
Sociale & Shoqëri

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Next Post
Propozimet e Saimir Tahirit: burg për mbajtjen e kafshëve në kafaz, por jo për përdoruesin vetjak të kanabisit!

Propozimet e Saimir Tahirit: burg për mbajtjen e kafshëve në kafaz, por jo për përdoruesin vetjak të kanabisit!

Uragani Ofelia: 7 nga 9 ishujt e arkipelagut të Azoreve janë në gadishmëri të lartë

Uragani Ofelia: 7 nga 9 ishujt e arkipelagut të Azoreve janë në gadishmëri të lartë

Sot votohet në Maqedoni, BESA dhe BDI në përballjen e madhe shqiptare

Sot votohet në Maqedoni, BESA dhe BDI në përballjen e madhe shqiptare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni