Kombëtarja shqiptare e rehabilitoi shpejt veten me një fitore të pastër 3-0 në transfertë përballë Andorrës modeste, e thënë me tjetër gjuhë, një “gomari të ngordhur”, edhe pse prej kësaj skuadre jemi rrahur dikur në një miqësore 2-0.
Fitorja ktheu gjithashtu dhe Sadikun, te protagonizmi e golat, pasi ishte ai që hapi siparin e fitores.
Ndeshja po shkonte drejt fundit me rezultat minimal 1-0, kur ishin Balaj dhe Abrashi ata që e thelluan në 3-0.
Tashmë, Shqipëria ka tre pikë pas dy ndeshjesh dhe menjë golavarazh pozitiv 3 të shënuar e 2 të pësuar. /tesheshi.com/