Shqipëria është gdhirë nën borë, ku një pjesë e mirë e territorit po vuajnë si rënien e rreshjeve e si bllokimin e rrugëve, duke sjellë kolaps në qarkullim.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ofruar një raport për situatën në të gjithë akset e vendit.
Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet.
Kontraktoret kane bere pastrimin dhe trajtimin me kripe te gjithe segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne akset Kukes – Bushtrice dhe Kukes – Ura e Zapodit, Qafe Laç – Koman, Koplik – Boge, Dedaj – Razem.
Ne segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqize – Peshkopi aktualisht levizja e mjeteve kryhet pa zinxhire por rekomandohet perdorimi i zinxhireve dhe gomave te bores pasi rreshjet po intensifikohen.
Ne rruge Ura e Cerenecit – Stebleve, po punohet me borepastruese dhe fadroma perpastrimin e rruges dhe qarkullimi kryhet me zinxhire vetem ne pjesen fundore.
Ne segmentet e meposhme qarkullimi kryehet me zinxhire:
Qafe Mali – Fierze (ka rreshje me intensitet, rreth 20 cm bore), Qafe Qele – Puke – Fushe Arrez – Kukes, Shkoder – Hani i Hotit dhe Ura e topojanit – Dogana Bllate. Firmat e mirembajtjes po punojne intesivisht me borepastruese e trajtim me kripe per pastrimin total ne ketyre segmenteve.
Ne Rajonin Qendror Tirane: Gjate nates dhe tani ka reshje shiu dhe bore. Ne akset e Dajtit po punohet nga kontraktori per pastrim dhe trajtim me kripe. Segmenti Qafë Priske – Qafë Mollë – Shengjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhire. Rreshje te dobeta ka patur ne Gjinar dhe Stebleve. Po punohet intensivisht per pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Ne Librazhd – Qafe Thane, ka patur rreshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.
Ne Rajonin Jugor Gjirokaster: Ne Qarqet Korçe dhe Gjirokaster ka reshje me intensitet te larte. Ne akset e Korces trashesia e bores shkon rreth 20 cm. Ne akset e Dardhes, Voskopojes, Korce – Qafe Qarri – Erseke, Liqenas – Dogana Gorice, qarkullohen me zinxhire. Aksi Kryesor Qafe Thane – Pogradec – Korce – Kapshtice, qarkullohet me zinxhire.
Edhe segmentet Tepele – Dorez – Qafe Dushk dhe Sevaster – Kalivac, Permet – Carshove, Ura e Leklit – Kelcyre , Jorgucat – Muzine – Syri i Kalter, Gjirokaster-Tepelene dhe Gjirokaster Kakavije, qarkullohet vetem me zinxhire. Rruga Dukat – Llogara – Sarande eshte e hapur dhe qarkullohet pa zinxhire.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do te perkeqesohet. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. /tesheshi.com/