Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit: një premtim për Kosovën, gëzon dhe SHBA e BE

Kryeministri Rama përshëndeti zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, duke shkruar e publikuar dokumentin e votimit:

“Lajm i Bukur! Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023”.

 Nga ana tjetër, ministrja Xhaçka tha se me këtë rol të ri  të Shqipërisë në OKB mund të kontribuohet më shumë për Kosovën.

“Avancimi çështjes së Kosovës është një shtyllë e rëndësishme e politikë sonë të jashtme.

Do mbështesim dialogun për të mbyllur një dosje tragjike në rajonin tonë por edhe duke pasur parasysh se avancimi i çështjes së Kosovës është ngushtësisht i lidhur me paqen dhe stabilitetin në Rajonin tonë”, tha Xhaçka.

Kjo arritje e Shqipërisë në planin diplomatik u përshëndet dhe nga SHBA e BE.

“Ngjarje historike! Urime Shqipërisë që u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB. SHBA pret të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe në botë. Urime!’, shkruan Yuri Kim.

“Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj. Urime për zgjedhjen si anëtar i Këshillit të Sigurimit 2022-2023!

Presim të punojmë edhe më ngushtë së bashku në adresimin e çështjeve globale”, shkruan Soreca. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts