Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e policisë së Shqipërisë për të hequr qafe një tokë të mbjellur me bimë kanabis.
Në operacionin e përbashkët që e patën në Gjakovë, forcat e të dy vendeve arritën të izolojnë lokacionin e mbjellë në formë sere, ku rriteshin substanca të paligjshme.
Në “Lazaratin e Gjakovës” gjendeshin të mbjella dhe të mirëmbajtura rreth 460-bimë kanabis sativa me gjatësi 1.5-2.5 metra.
Pas hetimeve në detaje, bimët janë shkulur dhe shkatërruar në vendin e ngjarjes, e megjithatë policia nuk kanë raportuar për të arrestuar. /tesheshi.com/