Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shqipëria dhe Kosova me projekt të përbashkët për turizëm malor

by te Sheshi
29/03/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Shqipëria dhe Kosova me projekt të përbashkët për turizëm malor

Nga Bashkim Kastrati

Shqipëria dhe Kosova pritet që shumë shpejt të fillojnë realizimin e një projekti të përbashkët për zhvillimin e turizmit malor në zonën kufitare. Këtë e ka konfirmuar Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë për ekonomia online. Ai ka deklaruar se ky projekt për zhvillimin e turizmit malor në zonat kufitare Kosovë-Shqipëri, do të finalizohet me 15 maj të këtij viti.

Ambasadori Minxhozi ka treguar se një juri ndërkombëtare do të bëjë vlerësimin e projektit dhe do të shpallë kompanitë fituese për projektin që synon t’i japë një injeksion zhvillimit të zonës Gjakovë-Tropojë dhe që do të financohet edhe nga fondet e Komisionit Evropian.

Sipas tij, synohet që dhe kjo pjesë e territorit të zhvillohet në fushën e turizmit malor, siç është zhvilluar Lugina e Valbonës.

Ai ka thënë se gjithashtu se projekte kufitare interesante janë edhe ato midis Gjakovës, Hasit dhe Tropojës. Tashmë është krijuar Bordi i Zhvillimit Rajonal që ka një vlerë shumë të madhe në kuptimin konceptual dhe po ecim me projekte konkrete.

“Gjithashtu, kohëve të fundit kemi bërë një lidhje shumë interesante midis spitalit të Bajram Currit dhe Gjakovës, në mënyrë që të trajnohen disa mjekë të rinj nga spitali i Bajram Currit që kanë kapacitete më të vogla, në spitalin e Gjakovës, e pse jo edhe në atë të Prishtinës. Kemi pasur një takim atje me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës se si mund të arrihet bashkëpunimi. Me këtë dua të them që neve po hedhim themelin e një bashkëpunimi rajonal afatgjatë, i cili do të zhdukë patjetër kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës, për një bashkëpunim sa më të frytshëm, ekonomik, social e tjerë”, ka thënë Minxhozi.

Projekti për zhvillimin e përbashkët të turizmit i rëndësisë së veçantë

Zekë Çeku, ekspert i turizmit dhe udhëheqës i Shoqatës së Turizmit ka thënë për tesheshi.com se investimi në turizmin rajonal ka rëndësi të madhe për Kosovën dhe Shqipërinë, duke marrë parasysh faktin se të dy vendet tona kanë potencial të madh në këtë drejtim.

“Me vjen keq por nuk kam dijeni për këtë iniciativë. Sidoqoftë, vlerësoj çdo përpjekje dhe iniciativa të zhvillimit të turizmit si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Padyshim, zhvillimi i turizmit rajonal, apo ndërkufitar, siç po e quajnë, do jetë me rëndësi të veçantë për zhvillimin e destinacionit më të gjerë kombëtar”, thotë Çeku.

Por ai është i pakënaqur me përkushtimin e institucioneve të Kosovës në zhvillimin e turizmit, pasi që Kosova ka shumë vende ku me investime jo shumë të mëdha mund të zhvillohet turizmi. Ai tregon se ku duhet të bëhet fokusimi në zhvillimin e turizmit.

“Në mungesë të vullnetit politik dhe nivelit të ulët institucional, vështirë se mund të flitet për ndonjë zhvillim pozitiv në drejtim të dhënies së prioritetit zhvillimit të industrisë turistike në Kosovë. Parimisht, në Kosovë duhet fokusuar në zhvillimin e tri formave të turizmit: Turizmi kulturor, përfshirë vizitat qyteteve, veraritë dhe gastronomia tradicionale; turizmi i komuniteteve, përfshirë vizitat dhe qëndrimin në zonat rurale dhe malore, si dhe turizmi malor, përfshirë aktivitetet në natyrë, gjatë tërë vitit”, u shpreh Çeku.

Kosova edhe pse ka hapësirë të vogël gjeografike, ofron mundësi të shumta për zhvillimin e disa llojeve të turizmit, pasi që ka vende turistike malore, objekte natyrore dhe objekte kulturore – historike, e që mund të shfrytëzohen nga vizitorët për ekskursione, sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim etj. Por fatkeqësisht turizmi ende mbetet i pashfrytëzuar dhe injorohet nga institucionet qeveritare.

Aktualisht, numri më i madh i turistëve ndërkombëtar në Kosovë, e përbëjnë vizitorët nga diaspora nga vendet evropiane, vizitorët nga rajoni si Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia, si dhe diaspora dhe vizitorët nga vendet tjera dhe nga kontinentet tjera.

Përveç qyteteve, mjaft shumë vizitohen zonat dhe lokalitetet turistike në vendet ambientale dhe rurale, si Gryka dhe Bjeshkët e Rugovës, Burimi i Drinit të Bardhë, Gryka e Prizrenit me Luginën e Zhupës/Lumëbardhit, Parku Rajonal i Gërmisë, Shkukëza e Gjakovës, Resorti Sharri në Luginën e Lumëbardhit, Resorti Trofta në Istog, Grykat dhe bjeshkët e Deçanit dhe Junikut, Opoja dhe Gora të Dragashit, vendet ambientale dhe të gastronomisë në Gjilan, Letnica, Rahoveci me Luginën e Anadrinit, fshatrat atraktive etnologjike të Hasit, si Zymi, Karashëngjergji dhe Gjonaj, pastaj Juniku, Isniqi dhe Dranoci në rajonin e Deçanit, si dhe vende tjera gjithandej Kosovës së mrekullueshme. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Ministri i Jashtëm gjerman e çmon si të duhurën marrëveshjen e BE-së me Turqinë për refugjatët

Ministri i Jashtëm gjerman e çmon si të duhurën marrëveshjen e BE-së me Turqinë për refugjatët

Kujdes: në këtë shtet dënoheni me burg po publikuat pa leje snapet e të tjerëve

Kujdes: në këtë shtet dënoheni me burg po publikuat pa leje snapet e të tjerëve

Qeveria e Malit të Zi dëbon 55 rusë: mister mbi aktivitetin e tyre

Qeveria e Malit të Zi dëbon 55 rusë: mister mbi aktivitetin e tyre

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni