Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shqipëri-Itali, masat e policisë për ndeshjen e së hënës: kujdes edhe kur shkruani në rrjetet sociale…

by te Sheshi
08/10/2017
in Kronikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Shqipëri-Itali, masat e policisë për ndeshjen e së hënës: kujdes edhe kur shkruani në rrjetet sociale…

Në stadiumin “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës, do të zhvillohet të hënën në orën 20:45, ndeshja ndërkombëtare e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Rusia 2018”.

Policia e Shtetit ka njoftuar edhe planin e masave, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ndeshje ndërkombëtare si dhe interesimin e shumtë të tifozërisë vendase, kosovare e asaj italiane, për të qenë të pranishëm në stadium.

Këto masa synojnë garantimin e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e autorëve të veprave të ndryshme penale dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kontrollin fizik të të gjithë personave që janë pajisur me biletë para hyrjes në stadium për moslejimin e futjes në stadium të sendeve dhe materialeve të ndryshme të paligjshme.

Gjithashtu parashikojnë, mbikëqyrjen dhe drejtimin e trafikut rrugor në akset e qytetit të Shkodrës, Tiranë – Shkodër dhe kthim, eskortimin dhe sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore, të ekipeve kombëtare, të stafit dhe tifozërisë përkatëse, marrjen e masave për sigurimin dhe mbikqyrjen e objekteve të përfaqësive diplomatike.

Masat

Në kuadër të masave për parandalimin e akteve terroriste, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash me synim studimin, analizimin e të dhënave dhe informacioneve nga specialistët në Drejtorinë e Antiterrorit, për të bërë të mundur evidentimin e individëve ose grupeve  ekstremiste të dhunshme dhe me tendenca të mprehta kriminale dhe terroriste, që mund të cenojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.

Për këtë, Policia e Shtetit, synon bashkëpunimin me SHISH, AISM dhe Gardën e Republikës, por dhe me Policitë e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Policia e Shtetit synon edhe monitorimin e faqeve në rrjetet sociale dhe burimet e hapura për identifikimin e individëve dhe grupeve që bëjnë thirrje për nxitjen e fenomenit të ekstremizmit.

Në vëmendjen e Policisë së Shtetit është dhe kontrolli kufitar. Në pikat e kalimit  kufitar  në  Morinë, Muriqan, Hani i Hotit,  Qafë Thanë dhe  Durrës, një specialist i Drejtorisë Antiterror do të vendoset për të verifikuar, intervistuar, dhe vlerësuar lejen ose të kalimit në territorin e RSH gjatë periudhës 6 deri 9 tetor 2017 të individëve me prirje radikalizmi ose ekstremizmi të vendosur në listë kontrolli “Njoftim në kufi”.

Tifozeria vendase dhe e huaj

Njoftohen tifozët dhe sportdashësit që kanë blerë bileta se portat për të hyrë në stadium do të hapen në orën 17:00 të datës 09.10.2017. Tifozët duhet të kenë me vete biletën edhe letërnjoftimin. Për të shmangur konfuzionin në portat e hyrjes për në stadium , Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozëve që të mos e lënë për në minutat e fundit futjen për në stadium.

Nuk do të lejohet asnjë person që të hyjë në stadium me fishekëzjarre, flakadanë, sende të forta, sende metalike, monedha apo çelësa, banderola që janë të ndaluara etj.

Gjithashtu do ketë kufizime lëvizje dhe bllokim të qarkullimit në disa akse rrugore të brendshme të qytetit të Shkodrës. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër do bëjë me dije oraret dhe rrugët që do kufizohen apo do bllokohet qarkullimi i automjeteve dhe të masave të tjera të sigurisë.

Drejtoria e Policisē Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore do vendosë në akset rrugore Morinë – Shkodër e Tiranë – Shkodër, radarë për matjen e shpejtësisë dhe do përdorë dragerat për pijet alkoolike.

Nga shërbimet e policisë nuk do lejohet hyrja në stadium e asnjë banderole dhe asnjë personi nga tifogrupi “ILLYRIA ELITE”, të cilëve nuk u janë shitur bileta nga Federata Shqiptare e Futbollit pasi kanë krijuar probleme në ndeshjen Itali-Shqipëri në Palermo, më datë 24.03.2017.

Nga Italia pritet të ndjekin ndeshjen në stadium rreth 1200 tifozë. Prej tyre, rreth 500 pritet të vijnë enkas nga vendi fqinj, ndërsa rreth 700 tifozë pritet të jenë shtetas italianë me banim të përkohshëm në Shqipëri.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tifozëve për masat e shtuara, me qëllim shmangien e konfuzionit gjatë hyrjes për në stadium, mbarëvajtjen normale të aktivitetit dhe garantimin e sigurisë./tesheshi.com/

Related Posts

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Next Post
Dechamps vendos një rekord të ri në Francë…

Dechamps vendos një rekord të ri në Francë…

Lavamani i banjos u bllokua? Lirojeni në 1 minutë me këtë përzierje

Lavamani i banjos u bllokua? Lirojeni në 1 minutë me këtë përzierje

Furgonët që transportojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte nuk kanë kushte sigurie, ja shkeljet e gjetura nga policia

Furgonët që transportojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte nuk kanë kushte sigurie, ja shkeljet e gjetura nga policia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni