Pas një vale tërmetore, siç thuhet metaforikisht “nga shiu në breshër”, një pjesë e territorit shqiptar, pikërisht aty ku u përqëndruan lëkundjet për disa ditë, kaloi në një tjetër situatë të vështirë, atë të përmbytjeve si pasojë e shirrave të rëmbyeshëm e deri stuhive. Kjo ka shkaktuar deri rrëzim pemësh e shtyllash elektrike.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini, njoftoi anullimin e mësimit në tre shkolla të kryeqytetit, pasi uji ka hyrë në ambientet e tyre.
Tirana, Fushë-Kruja e Lezha, kanë qenë zonat më të prekura.
Kujtojmë se dhe përmbytjet vijnë nga një paralajmërim sinoptikanësh grekë, por pa lidhje me tërmetet. /tesheshi.com/