Shpërthen Tom Doshi. Pas përplasjes në grupin parlamentar të Ps-së, deputeti i Shkodrës, ka avancuar gjuhën e fortë ndaj Kryeministrit Rama, duke premtuar luftë të fortë dhe asnjë armëpushim.
“Ne premtuam fushatë për ujitjen për çdo bimë, ndërkohë në Shkodër nuk kanë ujë me pi. Unë i kam thënë që “nuk vi më për fushatë në Shkodër nëse nuk vendoset ujësjellësit. Do i them Ramës që sot e tutje nuk ka më paqe mes meje dhe tij, dhe do shikojmë kush do fitojë. Kur të flas unë do t’i dridhen themelet atij dhe mazhorancës. Unë përfaqësoj elektoratin e Shkodrës, kam drejtuar të gjitha zgjedhjet, do jem në grup, dihen fitores e mazhorancës. Rama është mosmirënjohës, bukëshkelës do ta shikojë në zgjedhjet lokale. Tash sa ka filluar lufta, nuk kam gjë personale me të. Ekonomia është me keq se në kohën e Berishës. Po pasurohen një grup njerëzish rreth vetes”, tha Doshi.