Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shpallet grupimi euroskeptik anti-Merkel brenda opozitës shqiptare, a është Berisha pas saj?!

by te Sheshi
26/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Shpallet grupimi euroskeptik anti-Merkel brenda opozitës shqiptare, a është Berisha pas saj?!

Nga Ylli Pata

Një linjë politike euroskeptike po formësohet në radhët e opozitës shqiptare, duke u lineuar si një formë dhe përmasë që në thelb kundërshton politikën zyrtare të Angela Merkelit në Ballkan.

Është një zhvillim jo pak i rëndësishëm dhe në krye të saj janë element ambjentalistë të mbështetësve të Partisë Demokratike.

Linja është lançuar politkisht nga Altin Goxhaj, një veprimtar i shoqërisë civile, i cili është atashuar si aktivist anti-Rama dhe pranë PD-së që prej vitit 2011, por që aktivitetin e tij e ka fuqizuar pasi socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013.

Goxhaj, i cili drejton edhe një media online që konsiderohet pranë familjes “Berisha”, ka kundërshtuar fuqishëm nismën e takimit të liderve të Ballkanit ku ka shpallur dhe “opozitën e re euroskeptike shqiptare”.

Në një lidhje direkte nga Durrësi, shumë pranë vendit ku zhvillohej takimi i kryeministrave të Ballkanit, Goxhaj deklaroi se “sot shpallet opozita e re euroskeptike shqiptare. Një opozitë nacionaliste e llojit të ri, që e kupton të gjithë atë që është bërë gjithë këto vjet nga BE ndaj Shqipërisë, si një mashtrim, pasi kanë vënë një vijë horizonti e cila largohet sa herë afrohemi. Një ëndërr mashtruese e njëjtë me atë që komunistët e PPSH-së flisnin për arritjen e komunizmit”.

Deklarata e Goxhajt në rrjetet sociale ka sjellë kështu formalizimin e një grupimi të ri politik shqiptar brenda radhëve të opozitës së djathtë.

Goxhaj e shprehu në mënyrë të prerë distancimin nga establishment i Lulzim Bashës, duke e lënë me qëllim të vetmuar përmendjen e kryetarit të PD-së, ndërkohë që lavdëroi qeverisjen e Partisë Demokratike në 4 mandatet e saj gjatë 20 vjetëve.

Goxhaj theksoi se “Gjermania së bashku me grupimin sorosian duan të krijojnë një Jugosllavi të re, që kushtin e vetëm për ta hequr nga Rusia kanë gllabërimin e Shqipërisë nga Beogradi. Gjermania po ndjek një politikë antiamerikane për t’ju kundërvënë Donald Trumpit”.

Edhe pse për disa mund të duhet se Goxhaj nuk është aktor i rëndësishëm në PD, edhe pse shumë e konsiderojnë gjestin e tij ndoshta një “kreshnik spahi” i ditëve të sotme, kjo që ka ndodhur sot duhet të shënohet dhe komentohet, pasi asesi nuk është thjesht një veprim i izoluar.

Nuk është veprim i izoluar, pasi duket se kemi të bëjmë me një riaktivizim të ideologjisë anti-Soros, si një ideologji apo bosht opozitar kundër Edi Ramës.

Për më shumë se një vit, kjo ideologji, sapo fitoi Donald Trump në SHBA u ngrit në nivelet më të larta të opozitës politike, e elaboruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, nga Lulzim Basha pak, por edhe nga Ilir Meta, madje edhe kryeprokurori Adriatik Lalla.

Kjo ideologji u konsiderua si një dekalog politik kundër Edi Ramës, por që në fund nuk piu ujë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Edi Rama fitoi, por mori me vete edhe Lulzim Bashën, i cili u shkëput nga retorika anti-sorosiane dhe anti-europiane, ku kishte sulmuar egërsisht ambasadoren e BE-së dhe të SHBA-së, duke i akuzuar si “instrumente të krimit”.

Tani, duket që atu-ja e re politike është pikërisht ajo që këta opozitarë e cilësojnë si “Jugosllavia e Re”, ndërkohë nga krerët e BE-së cilësohet si “hapësira ekonomike e Ballkanit Perëndimor”, ku marrin pjesë “Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi”.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka folur disa herë për këtë nismë të BE-së, duke e cilësuar hapur dhe prerë si një “nismë e rrezikshme”.

Pra nuk se kemi të bëjmë me një lëvizje thjesht të izoluar, pasi kur vetë Berisha është në një linjë me Altin Goxhajn mund të jetë rastësi, por nga ana tjetër kjo rastësi mund të thuhet se po krijon një frymë politike.

Një frymë që si bazë të saj ka kundërshtinë ndaj planit të Angela Merkel në Ballkan, plan që natyrisht është hartuar duke pasur si referencë në Shqipëri, Edi Ramën.

Përveç Berishës, retorika anti-merkeliane dhe kundërshtimi i të ashtuquajturës “Jugosllavi të re”, po përkrahet shumë në rrjetet sociale opozitare, prej elementëve të rëndësishëm të saj, që njihen si përkrahës të Berishës, por që pas paktit Rama-Basha, kanë dalë si kundërshtarë të fuqishëm të kryetarit të PD-së.

Këta elemente shikohen si onturage politik i djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berishës, por edhe dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi, i cili pas mospërfshirjes në listat e deputetëve ka dalë si kritik i fortë i linjës së Bashës.

Z. Malltezi dhe Altin Goxhaj, janë partnerë të hershëm në lëvizjet kundër armëve kimike dhe më pas në disa iniciativa të tjera politike. Por më shumë ata i promovojnë idetë e tyre në një portal ku ka kohë që elaborohet politikisht eurskepticizmi shqiptar.

Një linjë politike, që ka gjasa të gjejë natyrisht mbështetje si tek pjesa opozitare e frustruar nga humbja dhe mbështetja ndërkombëtare që ka Edi Rama, sidomos nga Gjermania, por edhe nga një pjesë jo-opozitare por fluide e opinionit publik shqiptar, që normalisht ka mendime se Europa nuk e dëshiron Shqipërinë dhe nuk do ta pranojë atë në gjirin e saj për shkak të qëndrimeve jashtë-politike.

Dhe në fakt, ky opinion jo se nuk gjen mbështetje.

Para një muaji, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee deklaroi në Kathimerini-n grek se “Shqipëria mund të integrohet në BE pas 30 vjetësh”. Të njëjtën gjë e tha dje ish-kryeadministratori i Bosnjes, diplomati austriak Volfgang Petrisch për Kosovën dhe Bosnjën.

Ky qëndrim duket në një gjatësi vale me standardin që BE apo vende të veçanta të Bashkimit Europian kanë për Turqinë.

Prej kohësh po diskutohet se ka një “alergji” europiane ndaj vendeve ballkanike me shumicë muslimane. Dhe kjo shikohet hapur në shumë media dhe përfaqësues të opinionit publik në Europë.

Në këtë suazë, formimi i një grupimi politik eurospektik në Shqipëri nuk do të ishte i çuditshëm. Madje mund të ketë edhe shtrat në terren.

Por pikëpyetja shtrohet se kjo do të vlente nëse kjo rrymë politike dhe ideore do të ishte e sinqertë, e hapur dhe me një platformë të studiuar, apo do të ishte një lëvizje politike më qëllim të caktuar, që më shumë si një grupim politik, të kthehet në një “mburojë politike” për një kastë në Shqipëri, që mund të preket nga reforma për drejtësi?

Sepse nëse është kjo e dyta, atëherë kjo lëvizje vetëm politike dhe reale nuk do të ishte.

Nëse në Shqipëri ka rryma që kanë ide për lëvizjet gjeopolitike të Tiranës zyrtare, është më normalja në botë.

Idetë duhet të diskutohen fare hapur. Kjo lëvizje nëse do të krijojë terren,  do të ishte e ngjashme me atë që drejton kryeministri Viktor Orban në Hungari, i cili është më afër lidhjes me Rusinë. Kjo u vu re edhe në krizën e Maqedonisë, ku Ivanov dhe Gruevski gjetën tek Orban një aleat të fortë, i cili ishte i vetmi kryeministër i BE-së që sulmoi “Platformën Shqiptare”.

Në Moskë ka nisur prej kohësh formimi i një ideje për Euroazinë, pra për një lidhje të përbashkët të vendeve të Europës Lindore, Kaukazit dhe Ballkanit në një hapësirë të përbashkët politike dhe ekonomike.

Kjo lëvizje drejtohet nga këshilltari i Vladimir Putinit, Aleksandër Dugin, i cili ka hapur një faqe edhe në gjuhën shqipe.

Por duhet thënë se deri tani SHBA nuk mbështet një euroskepticizëm në Shqipëri, por flet për integrim të vendit në BE dhe për këtë Uashingtoni ka lobuar hapur, ndryshe nga rasti i Britanisë së Madhe kur jo-publikisht Trump mbështeti lëvizjen e Theresa May për Brexit.

A do të ndryshojë qëndrimi pas acarimit të marrëdhënieve mes Trump dhe Merkel? Nuk i dihet, por Shqipëria është mjaft e vogël për lëvizje pindarike në gjeopolitikë.

Megjithatë e rëndësishme është që gjithë idetë të diskutohen hapur dhe pa u mallkuar e sulmuar në mënyrë të personalizuar. Debati ndihmon, por ai duhet të jetë transparent dhe pa paranteza që fshehin qëllime të tjera, siç është ndalimi apo pengimi i reformës në drejtësi për shembull.

Edhe kjo mund të ishte një ide, por natyrisht duhet thënë hapur…. /tesheshi.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”
Politikë

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën
Politikë

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

15/05/2025
Next Post
Erdogan: Duan një Turqi të gjynjëzuar, por ajo është ngritur në këmbë

Erdogan: Duan një Turqi të gjynjëzuar, por ajo është ngritur në këmbë

Ironike: Aleanca për Shqiparët në Maqedoni prek fundin, shqipet i përçan pronësia mbi emrin

Ironike: Aleanca për Shqiparët në Maqedoni prek fundin, shqipet i përçan pronësia mbi emrin

Ka diçka më të mirë se dieta për të rënë në peshë, ja cila është…

Ka diçka më të mirë se dieta për të rënë në peshë, ja cila është...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni