Këmbanat e Katedrales së famshme të Notre Dame ranë të shtunën, më 7 dhjetor në orën 19:10 me orën franceze, për herë të parë pas më shumë se pesë vjetësh dhe një zjarri të madh. Në hapjen e restaurimit të katedrales së famshme morën pjesë shumë zyrtarë botërorë, ku ylli kryesor ishte presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump.
Menjëherë pasi mbërriti para Notre Dame, Trump ngriti grushtin në ajër, duke evokuar lëvizjen e tij pas atentatit në fillim të këtij viti, dhe u takua me Macron. Dhe aty ndodhi diçka që është karakteristike të Trump: shkujdesja.
Konkretisht, Trump përqafoi dhe puthi Brigitte-n jo njëherë por dy herë, gjë që ndoshta nuk është sipas protokollit, as etiketës në Francë, sepse si Macron e si ajo përcollën hutimin e tyre me gjuhën e trupit. Megjithatë, presidenti i sapozgjedhur Trump nuk u prek nga kjo dhe hyri krenar në ngrehinën gotike. /tesheshi.com/
🔴 #DIRECT – Le président-élu américain, Donald #Trump, vient d'arriver sur le parvis de #NotreDame, où il rejoint le président français, Emmanuel #Macron, et son épouse Brigitte.
⛪🇫🇷 Il était le dernier chef d'État attendu avant le début de la cérémonie #NotreDameDeParis pic.twitter.com/0ntsVlLb2w
— FRANCE 24 Français (@France24_fr) December 7, 2024