Rusia nuk është vetëm krah regjimit sirian në beteja me ato që i konsideron grupe kryengritëse, por dhe në përgatitjen e ushtarakëve të ardhshëm. Tashmë që ka nisur viti i ri shkollor, Rusia ka thithur kontigjente fëmijësh sirianë të cilët i përgatit në shkollat e saj ushtarake.
“Përgatitja e oficerëve ushtarakë nga Rusia është një investim i madh në të ardhmen e Sirisë”, tha një anëtar i Dumës ruse.
Ndërsa nga ambasada siriane në Moskë, u tha se “trajnimi i fëmijëve sirianë te trupat ruse, është pjesë e një marrëveshjeje të përhershme”.
Dihet më parë se rusët rekrutuan sirianët e mitur për të luftuar në njësitë mercenare ruse dhe nën komandën e oficerëve rusë.
“Nëna ime më parë mendoi se do të qëndroja për pesëmbëdhjetë ditë dhe do të kthehesha, por më vonë i thashë asaj se do të studjoja për shtatë vjet”, tha një prej fëmijëve sirianë. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/syrtelevision/videos/2002729273122212/?t=61