Arjan Ferracuku, 31 vjeç, është viktima e radhës e vrasjeve në Shkodër, duke e kthyer këtë qytet në “delën e zezë” të krimit, mu për shkak të një serie vrasjesh të shtuara kohët e fundit, dhe për më tepër të pazbuluara.
Trupi pajetë i Ferracukut, me dy plumba në kokë, u gjend në një vend në breg të liqenit të Shkodrës, ku ai mendohet se ka qenë duke kalëruar. 31-vjeçari nuk njihej për person problematik, ndërkohë që zotëronte disa biznese.
Kjo është e disata vrasje në Shkodër brenda pak muajve e javëve, ku më e rënda mbetet ajo e një çifti brenda një automjeti, Boran Bërçama dhe Silvi Ndoci, në prezencë të foshnjës së tyre të mitur.
Po ashtu, këto ditë në Shkodër rezultojnë të zhdukur dhe Agron Cuf Mollaj, 47 vjeç dhe daja e tij Gëzim Hysaj 56 vjeç. /tesheshi.com/