Trupi i pajetë i një shkencëtareje të njohur amerikane është gjetur brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.
Suzanne Eaton, e cila u zhduk një javë më parë pasi kishte dalë për vrap, vdiq nga ngufatja, bëri me dije policia greke. Ata thonë se po hetojnë rastin si një vepër penale.
Biologia molekulare e nivelit botëror kishte marrë pjesë në një konferencë shkencore që javën e kaluar ishte mbajtur në këtë ishull.
Ajo u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit.
Ajo u raportua e zhdukur me 2 korrik, prej kur edhe nisi një përpjekje e madhe kërkimi në të gjithë zonën.
Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin, i cili është një sistem shpellash të përdorura nga nazistët gjatë okupimit të Kretës në Luftën e Dytë Botërore. /tesheshi.com/