Limonët janë burime të shkëlqyera të vitaminës C. Studime të panumërta tregojnë për përfitimet e mëdha shëndetësore nga vitamina C ku përfshihen forcimi i sistemit imunitar, mbrojtja nga sëmundjet kardiovaskulare, problemet pre-natale, nga sëmundja e syve dhe nga infeksionet e lëkurës.
Të njëjtat studime thonë se doza e rekomanduar e vitaminës C nuk është e mjaftueshme. Për ta rritur këtë dozë, uji me limon është një burim i shëndetëshëm dhe plotësisht i arritshëm e freskues.
Përfitimet nga uji me limon janë të shumta, por ajo që bie në sy është hidratimi i trupit, pasi uji me limon të bën të duash të pish më shumë gjatë gjithë ditës. /tesheshi.com/