Forcat ruse kanë liruar kryebashkiakun e Melitopolit Ivan Fedorov në këmbim të nëntë ushtarëve prej të kapur nga forcat ukrainase, konfirmoi zyra e presidentit ukrainas, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ivan Fedorov u lirua nga robëria ruse. Në këmbim, Rusia mori nëntë ushtarë të kapur të lindur në 2002 dhe 2003. Këta janë në fakt fëmijë”, tha Darya Zarivnaya, një zëdhënëse e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në një fjalim televiziv.
Kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Jermak, tha të mërkurën se Fedorov, i cili u rrëmbye nga ushtria ruse më 11 mars, u lirua.
Zelensky kërkoi ndihmë nga krerët e shteteve të vendeve të ndryshme për lirimin e Fedorov-it. /tesheshi.com/