Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shkëlqimi dhe zvetënimi i Lubonjës

Pena e mendimi që sot nuk ngjan fare me atë të dikurshmin

by te Sheshi
28/02/2023
in Kritikë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Shkëlqimi dhe zvetënimi i Lubonjës

Fatos Lubonjës duhet t’i njihet merita e opozitarizmit më intelektual në Shqipërinë e pas ’90-ës, prej së cilit është dhe një prej produkteve publicistike më të vyera, Revista Përpjekja, organi më elitar i mendimit të kultivuar shqiptar, që nisi në vitin 94-ër për të mos shkuar më tej se 2010-ta. Ishte një revistë që identifikohej me treshen Lubonja-Rama-Klosi.

Lubonja ishte një anti-berishist i thekur i viteve ’90-të e tutje, ndër të parët nga ish-të përndjekurit politikë me pozicion të qartë, aspak të molepsur, kundër stilit të PD-së në qeverisje, më saktë Berishës.

Por ishte një lloj opozite që kish mendim, kishte dhe filozofi, kishte dhe art në vetëvete. Ishte një lloj opozite që kundërshtohej apo refuzohej si model pushteti me tjetër gjuhë, tjetër qasje, të tjera argumenta. Ndaj Ramës kjo nuk ekziston sot. Kur dëgjon Lubonjën të flasë për ish-mikun e tij vëlla kauze, të cilin e ka cilësuar dhe si “njeriun më të mençur” që kishte Shqipëria, të ngjan se ai është përfshrë politikisht në radhët e PD-së. Pra, është pjesë e saj dhe e ligjërimit të saj akuzator, nga ai më i rëndomti që ka brenda urrejtje banale e aspak intelekt.

“Mua më shqetëson se ne jetojmë dhe e dimë se si është e vërteta, edhe pse nuk i kemi provat konkrete. Edi Rama ka lobuar në FBI për të luftuar opozitën, dhe që blen njerëz brenda e jashtë vendit….

Ky është një skandal…. Të korruptosh deri te FBI është shumë.

Unë ngulmoj se edhe non-grata e Berishës është iniciuar nga kryeministri. A është McGonigal, apo dikush tjetër nuk e di. Nuk kujtohet njeri për një ish-kryeministër si Berisha që kishte 8 vite pa qenë në pushtet”.

Pra këto i thotë Lubonja, si t’i thoshte më i rëndomti i opozitës.

Për vetë faktin se kanë qenë miq dhe që kanë udhëhequr të dy mendimin antikonformist shqiptar të pas ’90-ës, si askush tjetër, së paku gjuha e njërit, Lubonjës në këtë rast që vijon te kritika dhe analitika, duhej të qe krejt diç tjetër, sidozot te ajo që ka qenë karakteristikë e tij, me efekt kulturues dhe emancipues. Madje madje, do ishte spektakël mendimi në vetëvetë opozitarizmi i tij ndaj Ramës, në ato lloj termash që ata të dy, së bashku me Klosin e ndjerë, kanë bërë opozitarizmin ndaj Berishës si dhe ndaj çdo mbrapshtie shqiptare, që nga kultura, mendimi akademik e deri te politika. Por kjo nuk ekziston dhe, në zvetënimin e përgjithshëm të çdo gjëje e çdo aspekti në jetën shqiptare, është, për fat të trishtë dhe zvetënimi i Lubonjës.

Lubonja sot nuk përbën më asnjë lloj diference mes dhjetra të ashtuquajturve analistë që ftohen në studio si opozitarë ndaj qeverisë. Është aq skematik, klisheist e i cekët në gjykim sa detyrohet të artikulojë akuza të rëndomta të asaj opozite bajate, të cilat as ajo vetë s’i beson.

Rama sot, me performancën qeverisëse, plot të çara e defekte, thuaji po të duash dhe “skandaloze”, pa qenë nevoja të thuash “me skandale”, të nxit për tjetërlloj opozitarizmi pikërisht për të mos rënë prehë apo mos u shkrirë e bërë njësh me gjuhën politike të opozitës bajate, e cila në një kontekst meriton më shumë kritika e opozitarizëm se vetë qeveria. Po ta kish bërë këtë, Lubonja do ishte po ai i dikurshmi dhe po aq interesant për t’u dëgjuar. Zhgënjyeshëm, nuk është më.

E njëjta gjë s’mund të thuhet për librin e fundit që nxorri, “Rrëfime burgu”. Vetëm aty e takoje dhe shijoje Lubonjën e dikurshëm, edhe pse çuditërisht e kish botuar te “Skanderbegu” i Flutura Açkës(!!!) e jo te “Përpjekja” e tij si ent botues. /tesheshi.com/          

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Ura mbi Bunë në 3D-në kryeministrore

Ura mbi Bunë në 3D-në kryeministrore

Dokumenti europian që s’u firmos nga Kurti e Vuçiç: ç’thuhet në 11 pika?

Dokumenti europian që s’u firmos nga Kurti e Vuçiç: ç’thuhet në 11 pika?

Franca do heqë dorë nga “gjuha e forcës” në Afrikë

Franca do heqë dorë nga “gjuha e forcës” në Afrikë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni