Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shkeljet: çfarë e çoi në pranga Gëllçin e RTSH-së

by te Sheshi
09/10/2021
in Kronikë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Shkeljet: çfarë e çoi në pranga Gëllçin e RTSH-së

Pothuajse është zbardhur dosja e hetimit të SPAK që çoi në pranga ish drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin.

Sipas dosjes thuhet se Gëllçi favorizoi kompaninë fituese edhe pse sipas KLSH kjo kompani nuk i plotësonte kualifikime për të marrë pjesë në një tender të tillë.

Sipas KLSH dhe SPAK, Gëllçi ka bërë tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin Agro RTSH dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh (te reja) do i miratohej nga Ministria e Financave. Një tjetër shkelje ishte edhe zgjatja 16 ditore e afatit të zbatimit të kontratës ndaj firmës fituese përtej 45 ditëve që ishte në kontratë.

Nga dy kompani që ishin në garë, sipas SPAK, Gëllçi ka skualifikuar padrejtësisht njërën prej tyre, ndërsa ka favorizuar një kompani tjetër që sipas raport të KLSH nuk përmbushte kritere për t’u kualifikuar. Duhet theksuar se firma e skualifikuar ka bërë rekurs në Komisionin e Prokurimit Publik  dhe ka humbur, duke mos e kualifikuar as KPP si të përshtatshme për të marrë pjesë në tender, duke i dhënë kështu të drejtë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në RTSH që e ka skualifikuar.

Sipas SPAK, “ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH Thoma Gellçi ka zhvilluar një procedurë prokurimi, për pajisje për  një kanal televiziv,(RTSH AGRO) përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e këtij kanali televiziv, gati një viti përpara marrjes së miratimit nga AMA dhe 2 vjet përpara fillimit të funksionimit të këtij kanali. Pajisjet e prokuruara pas hyrjes në magazinë, një pjesë e tyre i kanë kaluar njësisë Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të RTSH dhe një pjese tjetër ka kaluar në magazinat e qendrave vendore audiovizive Kukës, Gjirokastër, Shkodër, operatorëve sportivë,etj., ndërkohë që kanali AGRO ende nuk kishte dalë në transmetim.”

Thoma Gellçi, me nënshkrimit të kontratës me operatorin fitues (në datën 24.12.2018) fiksoi afati përfundimtare të zbatimit të kontratës ne data 06.02.2019.  Por në datën 15.02.2019  ka  nënshkruar një “kontratë shtesë” duke e zgjatur afatin deri në dt 22.02.2019.

Sipas SPAK shtesë kontrate “bie në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në dokumentet e DST, kontratën e lidhur mes palëve me datë 24.12.2018! Pra zgjatja ka ndodhur përtej 45 ditëve që ishte kontrata, duke e zgjatur me 16 ditë.

Në dosje thuhet se ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH -së, “me  dashje ka kryer veprime që vijnë në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, që i kanë sjellë personave të tjerë, operatorit fitues përfitime materiale, duke dëmtuar interesat e ligjshme të operatorëve të tjerë ekonomikë që mund të jene vetëskualifikuar për shkak të mospërmbushjes së afatit 45 ditor si dhe keqmenaxhuar fondet publike, duke konsumuar kështu elementët veprës penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës”.

Në pranga përfunduan edhe tre punonjës të RTSH, Juljan Tapi, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj,  anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët akuzohen për ‘’Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve ne tendera’ kryer në bashkëpunim.

Hetimi ka nisur fillimisht nga prokuroria e Tiranës dhe më pas i ka kaluar për kompetencë SPAK.  Dosja për arrestimin e tij është dërguar në SPAK nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. Tenderi është zhvilluar në 2018, u bë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.

Thoma Gëllci u lirua nga detyra në 21 maj 2021 pasi mbaroi mandati.  Vendimi u mor nga Këshilli Drejtues i RTSH, me votimin pro të tetë anëtarëve.

Lista e pajisjeve të blera për kanalin Agro RTSH:

  1. Sistem për lidhjen e kamerës me CCU dhe fibër optike.
  2. Sistem sloë motion ne 6 kanale HD.
  3. Mixer video me 8 kanale HD dhe dopio ushqyes.
  4. Ruter video 3G/HD 32×32 me gjithë panel kontrolli 32×32.
  5. Shasi modulare për 10 module dhe dy blloqe ushqimi,
  6. Modul për embedim HD-SDI 4 kanale analog audio, 2 kanale AES.
  7. Modul shmederes video SD/HD/3G-SDI dy kanalesh 1×4 cme dalje pasive.
  8. Konvertues sinjali video SD në HD dhe anasjelltas.

Related Posts

Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?
Gjeopolitikë

Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?

01/07/2025
Next Post
Prokurorët gjermanë, “100 për qind të sigurt” se kush e vrau Madeleine McCann

Prokurorët gjermanë, "100 për qind të sigurt" se kush e vrau Madeleine McCann

Paralajmërohet “vetëvrasja” e radhës e Bashës

Paralajmërohet “vetëvrasja” e radhës e Bashës

Qeveria, “derë më derë” për vaksinimin

Qeveria, “derë më derë” për vaksinimin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni