Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shkelje të shumta në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim të Dalibor Jevtiçit

by Te Sheshi
27/06/2016
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Shkelje të shumta në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim të Dalibor Jevtiçit

Nga Blendi Gashi

Ministria për Komunitete dhe Kthim, që udhëhiqet nga Dalibor Jevtiç i Listës Serbe, ka marrë kritika jo të pakta nga Auditi i Përgjithshëm i Kosovës.

Ministria e Jevtiçit ka bërë shpenzime jashtë kompetencave që i takojnë, ka keqmenaxhim të automjeteve zyrtare, nuk ka raportuar me rregull për obligimet në Ministrinë e Financave të Avdullah Hotit, etj.

MKK-ja pranoi më 20 maj të vitit 2015 dhe më pas aprovoi një kërkesë nga një qytetare e Mitrovicës për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore me 4.000 euro nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve.

Ky shpenzim, sipas natyrës, bie në fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Shëndetësisë ose në Komunën e tij/saj përkatëse, e jo të ministrisë në fjalë.

 Keqpërdorim i veturave zyrtare

Vërejtje tjetër për MKK-në është menaxhimi jo i mirë i automjeteve zyrtare.

Udhëzimi Administrativ nr. 03/2008, për përdorimin e automjeteve të qeverisë së Kosovës, përcakton kategoritë e zyrtarëve dhe mënyrën e përdorimit të automjeteve zyrtare.

Sipas nenit nr. 4, pika 4.1, “Automjetet zyrtare shërbejnë për kryerjen e detyrave zyrtare, dhe përdoruesit e tyre duhet t’i shfrytëzojnë ato në mënyrë sa me ekonomike dhe efikase.”

Auditi thekson se MKK-ja nuk i ka respektuar kërkesat e lartcekura.

Shtatë automjete, me vendim të ministrit Jevtiç, janë dhënë tek institucionet e tjera në shfrytëzim, megjithëse dy prej tyre janë dhënë në shfrytëzim të institucioneve jopublike (një në organizatën joqeveritare dhe tjetra në një radiotelevizion privat).

“Automjeti me targa 3Z-163-18, më datë 05.08.2013 i është dhënë në shfrytëzim organizatës jo qeveritare “Multietnicka OJQ Agro Fokus” në Komunën e Istogut; dhe automjeti me targa 3Z-158-18, më datë 26.08.2015 i është dhënë në shfrytëzim për një vit Radio KIM. Pas pranimit të draft raportit të auditimit, MKK ka marrë masa të menjëhershme dhe ka ndërprerë marrëveshjet me të dy institucionet jo publike,” thuhet në raport.

Auditi tërheq vërejtjen se dhënia në shfrytëzim e automjeteve për organizata joqeveritare dhe për radiotelevizione private është keqpërdorim i automjeteve zyrtare.

Vonesa në realizimin e pagesave është vërejtja tjetër që ka dhënë Auditi për MKK-në. Kjo ministri nuk ka arritur, në të gjitha rastet, të kryejë pagesat në afatin e përcaktuar ligjor.

Kjo është vërejtur në 10 nga 67 lëndët e testuara. Vonesat në disa raste ishin deri në gjashtë muaj.

Auditi thotë se vonesat në realizimin e pagesave ishin si rrjedhojë e neglizhencës së zyrtarëve të financave, ndërsa tërheq vërejtjen se vonesat në realizimin e pagesave rrisin rrezikun për pagesa shtesë të dëmshpërblimeve ndaj operatorëve ekonomikë, si dhe mund të rrezikojnë në dështimin e pagesave për mungesë të fondeve dhe bartjen e obligimeve në vitin vijues.

 Mospërputhje e titullit të punës me listën e pagave

Vërejtje tjetër e dhënë për ministrinë e Jevtiçit është mospërputhja e titullit të punës në mes akt-emërimeve dhe listës së pagave.

Rezultatet e mostrës së Auditit (shtatë mostra) tregojnë se në dy raste titujt e vendit të punës së stafit të përcaktuar edhe me akt-emërime nuk përputhen me titullin e vendit të punës në listën e pagave (Payroll).

Vërejtje tjetër është regjistrimi i shpenzimeve në kategoritë dhe kodet jo adekuate.

Sipas rregullit financiar 01/2013 – shpenzimi i parave publike, neni 18 – inicimi i shpenzimeve për të gjitha blerjet duhet të plotësohet dhe të regjistrohet saktë në kode ekonomike.
Auditi ka gjetur keqklasifikime në dy pagesa.

Ministri i MKK-së, Dabilor Jevtiç, ka nxjerrë vendime me të cilat janë realizuar dy pagesa të rrymësDalibor-Jevtic elektrike nga 2.000 euro për qytetarët. Realizimi i tyre ishte bërë nga kategoria ekonomike “Komunali”. Sipas ndarjeve buxhetore, kjo kategori përdoret vetëm për mbulimin e shpenzimeve të institucionit; dhe pagesa në vlerë 595 euro për “furnizim për dru për ngrohje për të kthyerit” është bërë gabimisht në kategorinë e investimeve kapitale, përderisa sipas natyrës ky shpenzim i takon kategorisë subvencione dhe transfere.

Auditi thekson se paraqitja jo e saktë e të dhënave në pasqyra financiare çon në një keqkuptim të aktiviteteve financiare të MKK-së.

Raportim jo i rregullt i obligimeve në Ministrinë e Financave

E gjetur tjetër nga Auditi në MKK është raportimi jo i rregullt i obligimeve në Ministrinë e Financave.

Ministria e Jevtiçit nuk ka arritur të raportojë rregullisht në Ministrinë e Financave për obligimet e papaguara.

Kjo është vërejtur për katër muaj (janar, maj, korrik dhe gusht). Megjithëse edhe në raportet të cilat ishin dorëzuar për muajt e tjerë cilësia e raportimit nuk ishte e besueshme.

“Në muajin qershor MKK kishte pranuar 14 fatura për investime kapitale në vlerë 831,968 euro. Faturat nuk i kishte paguar brenda afatit 30 ditor dhe të njëjtat nuk i kishte paraqitur në raportin mujor të obligimeve të papaguara të dërguar në MF,” njoftohet në raport.

Auditi thekson se mosraportimi i obligimeve në kohën e duhur në MF paraqet mospërmbushje të përgjegjësive ligjore të raportimit, si dhe krijon paqartësi rreth gjendjes së përgjithshme financiare të Ministrisë.

Vërejtje është dhënë edhe për mënyrën se si është proceduar kërkesa për blerje, për urdhërblerjen dhe pranimin e mallit.

Nga 67 mostrat e testuara nga Auditi, në 32 prej tyre ka vërejtur se kërkesa, urdhërblerja dhe raporti i pranimit të mallit janë bërë më vonesë, përkatësisht pas pranimit të faturës. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Argjentinës i kthehet në makth finalja e Kupës së Amerikës, Messi lajmëron dorëheqjen nga kombëtarja

Argjentinës i kthehet në makth finalja e Kupës së Amerikës, Messi lajmëron dorëheqjen nga kombëtarja

Disa këshilla të vlefshme për të zgjatur “jetën” e limonëve

Disa këshilla të vlefshme për të zgjatur “jetën” e limonëve

Zgjedhjet e dyta në gjashtë muaj në Spanjë nuk i japin zgjidhje ngërçit politik

Zgjedhjet e dyta në gjashtë muaj në Spanjë nuk i japin zgjidhje ngërçit politik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni